Hojet e bletëve

Hojet e bletëve

Format e rregullta gjashtëkëndore hasen shpesh në natyrë – për shembull, në hojet e bletëve. Këto janë prej një rregullsie të habitshme.

Bletët e prodhojnë vetë materialin e ndërtimit: me pllakëza dylli ata ndërtojnë huall pas hualli mjalti rreth e rrotull trupit të tyre. Zgavrat shërbejnë si depo ushqimesh dhe çerdhe për larvën. Strukturat gjashtëkëndore janë të qëndrueshme, kërkojnë vetëm pak dyllë dhe lejojnë përdorimin e hapësirës së disponueshme në mënyrë optimale.

Në të vërtetë bletët nuk ndërtojnë zgavra gjashtëkëndore por të rrumbullakëta: shndërrimi i formës ndodh përmes procesesh fizike kur dylli ngrohet në rreth 40 gradë Celsius. Zgavrat sferike tërheqin njëra-tjetrën duke dhënë zgavra gjashtëkëndore.

Alvin Ekmekciu/ Burimi: ZDF

Artikulli paraprakFutboll, skandali i trukimeve në Greqi
Artikulli vijuesBjellorusia ndalon fotot me shami për leje dhe pasaporta