Holanda do të paguajë dëmshpërblim për 3 viktima të Sebrenicës

Qeveria holandeze, në lidhje me vendimin e gjykatës së Lartë e cila miratoi para dy vitesh se ky vend është përgjegjës për vdekjen e 3 Boshnjakëve në masakrën e Sebrenicës në vitin 1995 theksohet se ka rënë dakord për shumën e kompensimit e cila është e detyruar ta paguajë.
 
Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Mbrojtjes theksohet se si rezultat i bisedimeve me viktimat është arritur një marrëveshje për pagesën ndaj 3 personave. Teksa në lidhje me shumën e pëgjithshme nuk janë dhënë detaje në deklaratë theksohet gjithashtu se ministri i mbrojtjes pas një bisede me një nga viktimat vitin e kaluar ai kishte kërkuar falje ndaj tyre.
 
Ndërkohë në një deklaratë të bërë nga ministria e mbrojtjes vitin e kaluar ksihte njoftuar se ajo kishte vendosur të paguante 3 peronat me nga 20 mijë euro me një total 60 mijë euro. Por familjet boshnjake duke e gjetur të pakët këtë shumë kishin kërkuar që paguhej 30 euro për 6 persona me një total prej 180 mijë eurosh.
 
– Beteja ligjore e viktimave filloi në vitin 2002
 
Beteja ligjore e Hasan Nuhanoviç i cili humbi babain dhe vëllain e tij pasi ata iu dërozuan Sërbëve nga ushtarët holandezë në kohë kur ata ishin si përkthyes të trupave ushtarake holandeze të cilat operonin në varësi të OKB në Bosnje dhe të afërmit e Rizo Mustafiç u vra gjatë kohës që ai punonte në të njëjtin vend si elektriçist filloi në vitin 2002.
 
Çështja fillimisht u gjykua në gjykatën rajonale në Hagë e cila kishte vendosur se vdekja e 3 Boshnjakëve ishte përgjegjësi e qeverisë holandeze dhe gjithashtu se nga ky kompensim kanë të drejtë të përfitojnë edhe të afërmit e viktimeve. Vendimi i gjyktës në fjalë ishte miratuar edhe nga gjykata e lartë në vitin 2013.
 
Në të njëjtin kuadër në vitin 2007 “Nënat e Sebrenicës” kishin hapu një gjyq ndaj shtetit holandez në emër të 6 mijë viktimave.
 
Në çështjen e gjykuar vitin e kaluar në gjykatën rajonale në Hagë, gjyqtari gjeti pjesërisht fajtorë Holandën për arsye se i kishte dorëzuar ushtarëve Serbë 300 civilë boshnjakë të cilët ishin strehuar tek batalioni holandez i cili operonte nën vartësinë e OKB gjatë pushtimit të Sebrenicës. Ndërsa familjet të cilat nuk kanë pëlqyer vendimin e gjykatës i cili gjen fajtorë Holandën vetëm për vdekjen e vetëm 300 personave kishin theksuar se do të apelonin këtë vendim të gjykatës.
 
Pritet që kompensimi në fjalë që Ministria e mbrojtjes do ti japë familjarëve të 3 bosnjakëve të përbëjë një shembull edhe për këtë çështe gjyqësore.
 
Një numër i madh boshnjakësh të cilët u strehuan tek trupat ushtarake holandeze që ishin me detyrë në Bosnje në vitin 1995 iu dorëzuan forcave të udhëhequra nga gjenerali serb Ratko Mlladiç ku më pas u përjetua një masakër e madhe.kohaislame
Artikulli paraprakHumb jetën Kryeprokurori i Egjiptit pas një atentati me bombë
Artikulli vijuesKanadaja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë