E bija e Erdoganit, letër për Dacicin dhe Petrit Selimin në mbrojtje të myslimanëve të Ballkanit

E bija e kryeministrit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në rrjetin social Twitter ka debatuar për Kosovën dhe për Bosnjën.

“Mendoj se Serbia ka bërë mjaftë kundër myslimanëve të Srebernicës. Ka ardhur koha që të ndalet urrejtja kundër myslimanëve të Ballkanit”, ka thënë në një postim Sumeyye Erdogan.

Ndërkaq, në një postim tjetër ajo i drejtohet kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, me këto fjalë: “Z. Ivica Dacic, unë, vajza e Recep Tayyip Erdoganit, do të doja ta di mendimin tuaj se pse ju i urreni myslimanët e Kosovës?”.

Ajo poashtu i ka dërguar letër edhe zevendës ministrit të punve të jashtme të Kosovës, Petrit Selimit, ku e ka kritikuar për ndalimin e mbuleses Islame (hixhabit) në shkollat publike , duke i thënë: “Unë do ta informoi babain tim dhe qeverin turke, që shamia është ndaluar në shollat e Kosovës. Unë jam e dëshpëruar.”
Këtë lajm e ka transmetuar edhe televeziori turk “TRT2”, duke e konsideruar burimin si të vërtetë.

Gen Gelmendi/kohaislame.com

Artikulli paraprakAssange: Interneti është i rrezikshëm dhe di më shumë për ne se nënat tona
Artikulli vijuesKonsumi i mishit dhe pasojat (shkatërrimtare) për mjedisin ?