Holandë, pritet hapja e medreseve

Shkollat ​​ e mesme fetare – profesionale, (Imam Hatip) do të hapen në Holandë së shpejti, raporton Anadolu Agency.

Projekti për hapjen e medreseve, ishte iniciuar nga Fondacioni për Çështje Fetare në Holandë dhe është mbështetur nga disa organizata joqeveritare turke, që synojnë të trajnojë imamët të cilët do të shërbejnë në xhamitë në Holandë.
Dy shkolla medreseje do të hapen në vend në fazën e parë në kuadër të këtij projektit.
Prof Mustafa Unver, kreu i Fondacionit për Çështje Fetare në Holandë, i tha korrespondent të AA që ata mbajtën bisedime me disa OJQ, turke dhe kanë marrë mbështetjen e tyre për këtë çështje.
Unver tha se ata kanë planifikuar për të hapur shkollat ​​brenda një viti.
Megjithëse Holanda njihet si shtet për respektimin e lirisë fetare, ajo bëri shkelje të mëdha të të drejtave fetare duke lejuar fyerjen e Profetit Muhamed a.s me karikaturat e botuara në vitet 2005-2006, dhe ribotimin e tyre sistematikisht.
/mszh/A.Avdiu/kohaislame

Artikulli paraprakKrasniqi kundër Haradinaj si kryeministër
Artikulli vijuesHoxhaj: Bisedimet me Serbinë na ndihmuan në procesin e njohjeve