Homsi “rrezikohet nga masakra”

Aktivistët sirianë thonë se forcat qeveritare kanë bombarduar fuqishëm qytetin qendror të Sirisë, Homs.

Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut, me seli në Britani, kanë thënë se rreth 1,000 familje duhet të evakuohen.

Të njëjtit kanë kritikuar misionin e Kombeve të Bashkuara në Siri, i cili ka vendosur të pezullojë aktivitetet për shkak të, siç ka thënë, përshkallëzimit të dhunës.

Këshilli Kombëtar i Sirisë, të cilin e përbëjnë opozitarët e regjimit, ka paralajmëruar se Homsi rrezikohet nga masakra, pasi vazhdon të jetë i rrethuar nga 30,000 trupa dhe milicë të qeverisë.

Burimet e njëjta thonë se civilët kanë humbur qasjen në furnizimet esenciale.

Protestat antiqeveritare dhe dhuna në Siri kanë nisur në mars të vitit të kaluar. Protestat janë pjesë e kryengritjeve të Pranverës Arabe, që kërkojnë ndryshimin e regjimeve./rfe/kohaislame

Artikulli paraprak10 LIDERË BOTËRORË MBLIDHEN NË STAMBOLL PËR TË DISKUTUAR ARMËT BËRTHAMORE
Artikulli vijuesTony Blair sot në Kosovë