Egjipti kërkon: Hezbollahu jashtë Sirisë

Presidenti i Egjiptit Mohammed Morsi ka ndërprerë të gjitha lidhjet me qeverinë siriane dhe u ka bërë thirrje fuqive të mëdha që të vendosin një ndalesë fluturimesh në Siri, për të ndihmuar kryengritësit.

Gjatë një fjalimi të shtunën mbrëma në Kajro, Morsi ka kërkuar që militantët e Hezbollahut Shiite nga Libani, të cilët po luftojnë në krah të regjimit kriminel te Asadit, të largohen nga Siria.

Presidenti Morsi, i cili mbështetet nga Vëllazëria Muslimani Suniite tha:
“Hezbollahu duhet të largohet nga Siria – këto janë fjalë shumë serioze. Nuk ka vend për Hezbollahun në Siri”.

Morsi ka rreshtuar Egjiptin në krah me opozitarët sirian, duke thënë se Egjipti po mbyll ambasadën siriane në Kajro dhe se po tërheq të ngarkuarin e vet më punë nga Damasku./trt/kohaislame

Artikulli paraprakProtesta mbështetëse ndaj qeverisë së Erdoganit nga turqit në Amerikë
Artikulli vijuesKuvajt – Kushtetuesja shpërbën kuvendin