Hoxha Eljasa Mahmudi BDI-së: Dëshmorët nuk flijuan veten që tu ngriten përmendore

Hoxha Eljasa Mahmudi nga Kumanova ka porositur BDI-në me rastin e inagurimit të përmendores së Isa Boletinit në Saraj se dëshmorët nuk flijuan veten e tyre që tu ngriten përmendore por për ta çuar amanetin e tyre dhe idalin e tyre në vend.
Në faqen e tij ne fb hoxha Eljasa Mahmudi shkruan:
E kam thënë më herët, edhe sot po e them se sipas parimeve islame ngritja e busteve, shtatoreve dhe statujave si dhe përkulja para tyre konsiderohet idhujtari.
Isa Boletini (Allahu e mëshiroftë), të gjithë dëshmorët dhe veprimtarët e Kombit (Allahu i mëshiroftë) nuk e kanë flijuar jetën e tyre që ne atyre t’u ngritim shtatore, por ata e kanë flijuar jetën e tyre që ne ta çojmë në vend amanetin dhe idealin e tyre.

O Zoti ynë, ne kërkojmë mbrojtjen Tënde prej mosbesimit dhe idhujtarisë! Amin!

Artikulli paraprakMes përfytyrimeve mjerane për një Europë myslimane, kujtoni Alhambran
Artikulli vijuesA ju shqetësojnë vrasjet në masë?