Zbulohet kush është bosi i drogës në Ballkan, shqiptari 50 vjeçar

Mediat greke zbardhin detaje të reja për rrjetin shqiptar të trafiku të drogës.

Sipas grekëve kreu i bandës është shqiptari Dhimitër P. 50 vjeç dhe jeton në Belgjikë.

Dhimitër P. ka shtëpi në Belgjikë, Tiranë dhe Athinë, ndërsa në emrin e tij ekzistojnë edhe llogari bankare në Belgjikë, Tiranë dhe Athinë. Ai njihet me pseudonimin “Walter”.

Mediat greke zbulojnë se anëtari i bandës është shqiptari Klement B dhe njihet me pseudonimin “Kelly”.

Ditën e djeshme u zbulua se Klement Balili është shpallur në kërkim nga policia greke.

Banda vepronte në Belgjikë, Holandë, Bullgari, Itali dhe Greqi.

Mediat shkruajnë se kalimi i drogës nga Shqipëria bëhej përmes kamionëve me ilaçe, ndërsa nga viti 2013 policia italiane ka arrestuar 59 persona.

Dhimitri rezulton të jetë pronarë i tre shtëpive në Belgjikë Tiranë dhe Athinë  dhe njëkohësisht i janë gjendur llogari bankare në këto tre shtete.

Llogari 366.000 euro në Greqi, 460,000 euro në Shqipëri, në Belgjikë 100.000 euro.

Artikulli paraprakVrau adoleshentin, nxjerr armën në ankand
Artikulli vijuesE zë gjumi në tren, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh