Imami i xhamisë së Drenasit, Osman Musliu, duke iu referuar hapjes së Kishës Katolike “Shën Abraham” në Llapushnik, ka thënë se ata të cilët deri dje ishin spiun të KOS-it, UDB-sh e komunistë të përbetuar, sot po ndërtojnë xhami e kisha vend e pa vend.
Sipas Hoxhës së Drenasit, ata po shesin e blejnë ne emër te fesë, njofton Klan Kosova.
Këto komente Imami Musliu, i dha përmes statusit të publikuar në rrjetin social Facebook, duke e quajtur madje kishën në fjalë ”objekt i fesatit”.
‘’Për… sot…
“SHOË OBJEKTI”
apo
“OBJEKTIN E FESATIT”
që po shohim në Llapushnik i kam vetëm dy fjalë.
Nje thanje arabe thotë: ” E keqja vjen nga dera e hairit-mirësisë” Kur njerëzit i kuptojnë dyert e te keqes nga ju sjell djalli fatkeqësi ai e ndryshon derën dhe fatkeqësitë njerëzve ua sjell nëpërmjet dyerve te mirësisë, humanitetit, xhamisë, kishës dhe bamirësisë. Ngase siç e kam than shpesh se veprat më të liga bëhen ne emër të veprave më humane. Për këtë larsye njerëzimi duhet te jete
shume i ndërgjegjësuar sidomos Shqiptaret e Kosovës duhet te jenë shumë vigjilent dhe syhapur sepse djajtë e MOQEM komunist po paraqiten ne kostumin e rij,atë FETAR. Ata të cilët deri dje ishin shpiun e KOS-it, UDB-ash e komunistë të përbetuar sot po ndërtojnë xhamia e kisha vend e pa vend, po shesin e blejnë ne emër te fesë, me pas mundësi jo krejt mahallen dhe katundin por krejt Kosovën dhe Shqiptarin. Ata të cilët zot e kanë parën e jo Krijuesin, nuk kanë mundësi të ndërtojnë “Shpija të Zotit”. E vetmja gjë që bëjnë është të ndërtojnë objekte përparëse që më vone do ua shohim sherrin.
Edhe një gjë dua ta them për vëllezërit e mi te krishter, se unë do marr pjesë në hapjen dhe urimin e secilës kishë e cila ndërtohet nga vëllezërit tanë të Krishterë me kënaqësinë më të madhe,por edhe do të vazhdoj ti kundërshtoj kishat që ndërtohen për interesa politik e përçarje në mes popullit Shqiptar siç është objekti në Llapushnik derisa te jem gjalle .
Nje thenje te ngjajshme shpesh e kemi ndegjuar nga pleqt tane :
“O Drenas ty te mbuloje tymi pot sundojnë ,K…. e A……”!?
“Ah Kosove ty te mbuloj flake po te sundojnë, M… e K…”!?Vesselam Hoxhë Osman Musliu’’