Hoxha që ia vuri dryrin xhamisë e shkoi në luftë (Video)

Pjesa e dytë e verës së vitit 1999 ishte koha kur nisi së zbatuari marrëveshja për demilitarizimin e UÇK-së.

Por vetëm pak vite më parë nga atëherë, në fakt ishte situatë krejtësisht tjetër.

Grupacione vullnetarësh kishin nisur organizimin për armatim, për t’u kurorëzuar më pas edhe me themelimin e Ushtrisë që do të luftonte agresorin e atëhershëm, njofton Klan Kosova.

Që të ndodhte kjo, pos organizimit të kujdesshëm, nevojitej edhe sakrificë e madhe, gjë të cilën u detyrua ta bëj edhe Imami i xhamisë së Burojës, Avdyl Krasniqi.

Ai mbylli dyert e xhamisë, për t’iu bashkuar kushtrimit për luftë.

Artikulli paraprak8 veprat kur një burrë është i keq përpara gruas së tij
Artikulli vijuesSi gënjen falltari dhe magjistari.