Islami në sytë e Alija Izetbegoviqit për Bosnjën, me pak fjalë

“Islami nuk është fe shtetërore në Bosnjë, kjo nuk mund të ndodh, madje, as që ka nevojë të ndodh. Vetëm njerëzit e dobët dhe mësimet e dobëta kërkojnë mbrojtje, gjegjësisht një status më të privilegjuar. Kurse Islami është një mësim i fuqishëm, një fe e gjallë, madje, sipas disave, është e vetmja fe në botë që ka mbetur e gjallë.

Në vend të privilegjit, në Bosnje, Islamit i nevojiten tri gjëra: liria, kushtet për veprim dhe dinjiteti i thirrjes së hoxhallarëve. Dy të parat do të duhej t’i sigurojë vetë shteti, kurse të tretën përgjegjësit fetarë. Kur themë “dinjitet i thirrësve fetarë”, e kam përqëllim arsimimin dhe karakterin moral të përfaqësuesve të bashkësisë muslimane, imamët dhe alimët.

Duhet patjetër të jenë njerëz të arsimuar dhe duhet të jenë autoritete morale në vendin e vet. Kjo arrihet vetëm kur të jenë në përputshmëri ndërmjet asaj që thonë dhe veprojnë.

Populli shikon se si jetoni ju, a jeni të gatshëm që të solidarizoheni me të, në mirëqenie dhe në fatkeqësi, ashtu që të qëndroni të urritur kur edhe populli është i urritur. Populli këtë e sheh dhe gjykon, pastaj, nga ky gjykim, askush nuk mund të përjashtohet dhe të shpëtojë.”

 

Shkëputur prej një fjalimi më të gjatë nga rahmetli A. Izetbegoviq, në një mbledhje të Bashkësisë Islame në Sarajevë. 

Lexoni më shumë për jetën dhe veprimtarinë e Alija Izetbegoviqit në Wikipedia: https://sq.wikipedia.org/wiki/Alija_Izetbegoviq

Përgatiti: Islampress

Artikulli paraprakVIDEO – Vdekja e djalit të një hoxhe (ngjarje e vërtetë)
Artikulli vijuesTurqi: Mbi 120 mijë hafiza të Kuranit