Shkarkimi i Jablallnoviqit, sjellë situatë të re

0
159

Lëvizja Vetëvendosje mund të anulojë protestën e 4 shkurtit nëse shkarkimi i Jabllanoviqit ndodh para 4 shkurtit. 

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë homazheve pranë shtatorës së heroit kombëtar, Zahir Pajaziti, ka thënë se protesta e datës 4 shkurt do të jetë paqësore dhe masive. Ai përsëriti kërkesat e thirrjes së protestës, shkarkimin e ministrit Jabllanoviq si dhe mbrojtjen e ndërmarrjes Trepça.

Por Kurti ka bërë të ditur shkarkimi eventuar i Jabllanoviqit para 4 shkurtit, ata do mblidhte kryesinë e partisë së tij, për të vendim tjetër karshi situatës së re.

“Në momentin që shkarkohet Jabllanoviqi, gjë që nuk ka ndodhur tash e tri javë, atëherë ne do të mblidhemi dhe në atë situatë të re natyrisht se do ta marrim një vendim meritor”, ka thënë ndër tjerash Albin Kurti, pas ka bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit.

Ai tha se me shkarkimin e tij nuk do të bëhet Kosova kopsht me lule, mirëpo do t’i mundësohej hapja rrugës së përparimit të Republikës.

“Nëse nuk shkarkohet Jabllanoviqi nëse nuk mbrohet Trepça atëherë nuk mbetet asgjë nga republika e Kosovës”, ka thënë ai.

Numri i jashtëzakonisht i madh i migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës, sipas Kurtit, është edhe një nga shkaqet kryesore të cilat do të sjellin në Prishtinë një numër masiv të protestuesve.

“Këto natyrisht që kanë krijuar një gjendje të pashpresë për popullin e Kosovës. Nganjëherë gjendjen e pashpresës e  paraprijnë iluzionet e mëdha. Besoj që populli iluzionist i Kosovës tepër gjatë i ka besuar këtyre politikanëve tepër të mbrapshta”, ka thënë ai./lajmi.net