Hoxhë Fadil Musliu padit Idriz Bilallin për shpifje ndaj tij

Imami i xhamisë “Metë Podjeva” në Podujevë, Idriz Bilalli, do të obligohet t`i kërkojë publikisht falje dhe t’ia paguajë 50 mijë euro dëmshpërblim imamit të xhamisë “Mati 1” në Prishtinë, Fadil Musliu, nëse gjykata do të vërtetojë se ai ka shpifur kundër tij.

Me pretendimet për shpifje dhe fyerje, Musliu ka dorëzuar këto ditë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore. Musliu thotë se ato që Bilalli i ka deklaruar para afro tri javësh në artikullin e gazetës amerikane “The New York Times” janë të pavërteta e të paargumentuara, shkruan “Koha Ditore”.

Imami i Llapit, në artikullin e titulluar “Si Kosova është kthyer në tokë pjellore për ISIS-in”, ka thënë se Musliu ka përhapur dhe vazhdon të përhapë rrymën vehabiste në Kosovë.

13 13407210_256000604767324_8280991941068413037_n

Artikulli paraprakA keni njohuri rreth Xinjiang-ut (Turkistanit Lindor)?!
Artikulli vijuesMilenko Nedellkovski dhe Enver Robeli fushatë kundër Shkodran Mustafit