Stresi dobëson imunitetin

Studimi i ri tregon se si stresi afatgjatë e lodh sistemin e imunitetit, duke rritur rrezikun nga ftohja dhe virozat.

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti në Pennsylvania kanë testuar 176 meshkuj dhe femra për fazat e rënda nëpër të cilat kanë kaluar në 12 vitet e fundit. Pastaj në hundën e tyre kanë vendosur virusin i cili shkakton virozë të lehtë dhe kanë kontrolluar nëse janë sëmurë. Ata që ishin me stres do të sëmureshin dy herë më shpesh.
Testi ka treguar që sistemi i tyre i imunitetit është bërë më pak aktiv duke iu falënderuar kortizolit, hormonit të stresit i cili dobëson imunitetin.
Kështu është zhvilluar ajo që quhet “reaksion inflamator”, ndërsa është treguar që kjo është pasojë e stresit. Ajo mund të shfaqet si skuqje, kruaje, ënjtje dhe dhimbje, ndërsa paraqitet si reaksion i parë i organizmit në mbrojte nga sëmundjet. Kur shfaqet reaksioni inflamator, jemi të ekspozuar ndaj rrezikut nga sëmundjet e ndryshme.
Ekzistojnë edhe mënyra të tjera në të cilat stresi mund ta bëjë të sëmurë. Për shembull, shkencëtarët nga London School of Economics kanë gjetur lidhjen në mes ushqimit të shpejtë të kripur dhe të yndyrshëm, me punën jashtë orarit dhe tensionin e rritur të gjakut.
Po ashtu kanë gjetur lidhjen në mes stresit, ankthit dhe vetëbesimit të ulët te femrat shtatzënë dhe rrezikun e shtuar që të sapolindurit do të lindin të vdekur ose me inteligjencë të zvogëluar. Po ashtu, fëmijët që kanë lindur pas shtatzënive stresuese janë më shpesh hiperaktiv, kanë probleme emocionale dhe në fund të fundit – edhe vet janë më të ekspozuar ndaj stresit. 

Artikulli paraprakCigarja mund të lihet duke pirë ujë
Artikulli vijuesRadiografia e shpeshtë e dhëmbëve lidhet me kancerin në tru