Për Berat Buzhalën
Vërejta se dikush në internet ka copëtuar këtë ligjeratë timen duke përmendur pjesë të caktuara që zakonisht mbjellin bindjen e paragjykimit për gruan apo rrahjen e saj.
Zatën e kam ditur se njerëzit kanë paragjykime dhe i kam cekur ato brenda ligjeratës si dhe e kam emëruar titullin e saj me këtë emër.
Pashë se edhe Berat Buzhala kishte bërë një koment dhe kishte vendosur po atë ligjeratë të copëtuar në llogarinë e tij në facebook.
Për sqarim them si në vijim:
1- Askujt nuk i lejohet ta keqpërdorë dersin, shkrimin… e tjetrit duke e cipëtuar sipas dëshirës së tij.
2- Në atë shkëputje vërehet qartë kjo gjë.
3- Ai që e do të vërtetën, ose së paku mbështetet mbi vlerat e paanshmërisë dhe arritjes tek e vërteta, atëherë të kthehet tek origjinali i dersit. Jo të merr ato gjëra të copëtuara.
4- Betat Buzhalës do i sygjeroja që ta përcjellë ligjeratën e plotë që është postuar bashkë me këtë shkrim. Kjo do i mundësonte sqarimin e keqkuptimit që e ka arritur nga ajo shkëputje e postuar në murin e tij.
5- Do ishte profesionale për të dhe secilin njeri të merr nga burimi që të mos vijë tek keqkuptimi.
6- Shkëputjet e personave të paautorizuar aq sa janë të dëmshme për mua njejtë janë edhe për ty Berat sepse tregon moskujdesin për të arritur tek e vërteta. Kjo do të thotë thjesht hap linkun dhe komento. Kështu asnjëri nuk përfiton prej shkëputjeve të tilla.
7- Unë qëndroj vetëm pas asaj që e kam thënë të plotë, të sqaruar, larg shkëputjeve… Prandaj protestoj dhe distancohem nga ajo shkëputje e bërë pa dijen time e njëkohësisht edhe pa leje.
8- Me dersin që kam mbajtur kam pas qëllim largimin e paragjykimeve dhe sqarimin e saktë përkundër shkëputjes së bërë e cila edhe më tepër ka shtuar keqkuptimet.
9- Do ishte etike që secili të kontaktojë me tjetrin para se të publikoj diçka të pakonfirmuar.
10- Publikimet kur bëhen duhet të kenë qëllime këshillimi, larg nënçmimit. Së paku nuk përkon me edukatën tonë si popull. Le të përdorim këto rrjete sociale për të ardhur tek e vërteta, bashkimi mes vete, luftimi i së keqes. Jo menjëher “urra” gjeta diçka me marrë like (llajka) në facebook, pa shiku a është e saktë a jo.
11- Megjithatë më vjen mirë që mu dha mundësia të bashkëbisedoj me Beratin për herë të parë. Shpresoj të vazhdojmë bisedat. Unë do pranoja me Beratin dhe secilin bashkëbisedim me kusht bisede vëllezërore dhe edukative. Beso jamë mjaft i nxënë sa të merrem me armiqësi me askënd.
Me respekt
Lulzim Mehmet Susuri
Zhur-Prizren
6 prill 2016.