Ish imami i xhamisë së madhe, dr. Shefqet Krasniqi në një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka folur mbi pjesëmarrjen e tij në luftën e Kosovës. Ai përmend se është takuar në Koshare me Sali Çekun e Agim Ramadanin dhe shumë burra të tjerë të mirë.
Ai ka qenë i akuzuar shpeshherë për tradhti kombëtare, ndërsa ai përgjigjet se kam qenë edhe jam për të mbrojtur vatanin tim edhe me shpirtin tim.
Ai tregon se në momentin e luftës ka qenë në përfundim të doktoraturës në Arabinë Saudite dhe i kanë lënë familjen atje e po ashtu edhe studimet për tiu bashkangjitur luftës në Kosovës, kundër forcave serbe.
“Çka më vyen doktoratura nëse nuk është Kosova. E kam lënë gruan dhe fëmijët, për tu mos u kthyer më. Në dorë të Zotit, nëse e kam të shkruar me vdek Elhamdulilah, por ja ende jemi gjallë sot”./KohaIslame