Jahjaga nuk e mbanë premtimin për Amsera Rekën

Vogëlushes Amsera Reka, të vetmes të mbijetuar të tragjedisë së Restelicës, i ishin bërë shumë premtime nga drejtuesit e vendit. Vetë presidentja Atifete Jahjaga kishte deklaruar se do ti japë 10 mijë euro për familjet e përfshira në fatkeqësi shkruan.

Në vitin 2016 këto para ende nuk janë dhënë. Gjyshi i Amserës, Kamber Pali, në vitin 2013 pati deklaruar se nuk ka marrë asgjë nga presidenca.

Jahjaga ka pranuar se paratë nuk janë shpërndarë, por fajëson autoritetet vendore se nuk kanë ngritur një fond të posaçëm për këtë rast.

Kurse kryetari i komunës thotë se mund të flasë vetëm për premtimet e institucionet e tij, jo për institucionet e tjera.

Kurse Ish Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi pati deklaruar se do ndërtojë një shtëpi për Amserën. Natyrisht premtim në ajër.

Për këtë rastë sot ishte prononcuar edhe Ish Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli i cili në profilin e tij kritikoi Jahjagen për mos realizimin e premtimit të saj.

Artikulli paraprakHoxhë Shefqeti tregon për luftën e Kosovës
Artikulli vijuesBastiset selia e zyrës ligjore në Panama