HRW: Duhet hetim ndërkombëtar për masakrën “Rabia”

Organizata Human Rights Watch në lidhje me masakrën në sheshin Rabiatul Adevije (shehi Rabia) dy vite më parë në Egjipt e cila përfundoi me humbjen e jetëve të qindra personave ka bërë thirrje që të kryhet një hetim ndërkombëtarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata duke tërhequr vëmendjen se autoritetet egjiptiane deri tani nuk kanë arrestuar ndonjë anëtar policie apo zyrtar si përgjegjës të masakrës, ka theksuar se Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut duhet të krijojë një komision ndërkombëtarë për të hetuar masakrat në këtë shesh dhe masakrat e tjera të kryera në muajt qershor dhe gusht në vitin 2013 në Egjipt.

Organizata Human Rights Watch ka theksuar gjithashtu nevojën se edhe Komisioni Afrikan për të Drejtat e Njeriut duhet të ndërmarrë një hetim të ngjashëm.

Një nga drejtuesit e organizatës për Lindjen e Mesme, Joe Stork duke theksuar se dështimi për të siguruar drejtësi për viktimat e sheshit Rabiatul Adevije është një “plagë e hapur” e historisë së Egjiptit dhe tha se “Duhet të hetohet ky krim që Egjipti të përparojë”.

Masakrat e kryera kryesisht ajo në sheshin Rabiatul Adevije në Egjipt janë sistematike dhe të përhapura. Gjithashtu provat që ka mbledhur Organizata Human Rights Watch tregojnë se me shumë mundësi ato janë të përfshira në kategorinë e krimeve kundër njerëzimit për arsyen se ato janë pjesë të masakrave të politikave në përdorimin e dhunës me pasojë vdekjen ndaj një pjesë e madhe të protestuesve të pa-armatosur.

Në protestat e përqendruara në sheshet Rabiatul Adevije dhe Nahda në Kajro pas grushtit të shteti mç 3 korrik në Egjipt si pasojë e ndërhyrjeve të policisë më 14 gusht 2013 humbën jetën më shumë se 1 mijë protestuese dhe u plagosën me mijëra të tjerë.

Artikulli paraprakMjetet e makijazhit kthehen në vepra arti nga 27 vjeçarja palestineze
Artikulli vijuesPër intelektualët tanë që i nënçmojnë Arabët dhe i vardisen Vatikanit