Me masa të reja sigurimi, sot rihapet pjesërisht aeroporti i Brukselit

Që prej sulmeve të 22 Marsit, aeroporti i Brukselit pritet të rihapet ditën e sotme pjesërisht dhe me masa të reja sigurimi.

Autoritetet në Bruksel thanë se tre fluturime të Brukseli Airlines do të nisen drejt destinacioneve evropiane.

Aeroporti Zaventem nuk ka kryer fluturime që nga sulmi kamikaze në sallën e saj të nisjes, mëngjesin e 22 Marsit.

Nga sulmi kamikaz në aeroport dhe në një stacion të metrosë mbetën të paktën 32 persona të vdekur dhe mbi 200 të plagosur.

Gjithashtu autoritetet belge akuzojnë një të dyshuar të tretë – të quajtur vetëm si Y. A – për vepra terroriste të lidhura me një komplot për të sulmuar Francën.

Akuzat vijnë në prag të arrestimit të francezit Reda Kriket në periferi të Parisit më 24 mars.

Artikulli paraprakLuftë e re? – Dhjetëra persona të vdekur nga përleshjet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë
Artikulli vijuesVuçiq nga veriu i Kosovës: Bomba nuk më frikëson, Trepçën do ta ruajmë