Huawei P8 shitet për një ditë!

Modeli i ri i telefonit të kompanisë Huawei, P8 kohët e fundit doli në shitje në Kinë dhe ky model thuhet se është shitur shumë shpejt në ditën e nisjes. Në fakt thuhet se e tërë sasia është shitur për një ditë të vetme.
Telefoni i ri është shitur përmes dyqanit online të kompanisë në Kinë, për një kosto që arrin në 580 dollarë me kursin e këmbimit aktual.
 
Telefoni është mbështetur nga procesori Octa-Core 64-bit 2GHz Hisilicon Kirin 930, 3GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme.
 
Kamera e përparme e telefonit sjell 8MP, ndërsa kamera kryesore 13MP me OIS, Android 5,0 Lollipop dhe bateri në me 2680mAh.
 
P8 do të vijë edhe në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Artikulli paraprakEvertoni deklason Manchester Unitedin
Artikulli vijuesSamsung me kërkesë të jashtëzakonshme për Galaxy S6 Edge