Lamborghini mbetet vetëm për Italinë

0
185
Lamborghini raportohet se ka arritur marrëveshje me qeverinë italiane që modeli Urus të prodhohet brenda kufijve.
 
Në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar, shefi i Lamborghinit Stephan Winkelman kishte thënë se nëse fabrika në Itali nuk ka kapacitet për të prodhuar modelin Urus, kjo makinë mund të krijohet jashtë vendit.
 
Më herët gjatë muajit u raportua se Qeveria italiane ka kërkuar që Lamborghini ta prodhojë Urusin në shtëpi dhe për këtë ka ofruar edhe ndihmë financiare.
 
Sipas burimeve të “Quattroruote”, kryeministri italian dhe shefat e Lamborghinit kanë arritur marrëveshje dhe kjo pritet që shpejt të bëhet zyrtare. Kompania do të fitojë 80 milionë euro nga Qeveria për të krijuar modelin Urus në Itali.
 
Urus ka tri vjet që ka debutuar si koncept.