Huseyin Balter nga qyteti Sanliurfa në jug të Turqisë, i cili nga bashkëqytetarët njihet si “miku i maceve” që 15 vite kujdeset për më shumë se 100 mace të qytetit duke ushqyer ato.
Balter punon në stadiumin GAP Arena në Sanliurfa. Ai, çdo ditë, pas orarit të punës ua shpërndan maceve mish të copëtuar në vende të caktuara të qytetit.
Edhe pse paga e tij nuk është shumë e madhe, 53-vjeçari e shpenzon gati gjysmën e pagës (deri në 700 lira – rreth 200 euro) për t’i ushqyer macet.
Admiruesi i kafshëve secilës mace i kushton vëmendje të veçantë, kështu ai ka mësuar se macet nuk dëshirojnë ushqim të njëjtë, por lloje të ndryshme të mishit.
(islamgjakova)