Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar tryezë të rrumbullakët në Mitrovicë, ku u diskutua për “Trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe parandalimi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që shpien në terrorizëm”.
I pari i kësaj ministrie, Skënder Hyseni, tha se ligjet i kemi shumë të mira, polica po vepron në konform me to dhe se këtë vit nuk kemi pasur asnjë rast të shënuar të ndonjë kosovari që i’u është bashkuar luftrave, njofton Klan Kosova.
Por sipas tij, Kosova po kanoset më shumë nga përdorimi i narkotikëve dhe drogës dhe është shqetësuese se numri i tyre është duke u rritur dhe kryesisht në shkolla të mesme ku mesatarja e fëmijëve që fillojnë përdorimin e narkotikëve është 16-17 vjeç.
Shqetësuese sipas Hysenit ,është edhe trafikimi i qenieve njerëzore sepse gjykatat dhe prokuroritë tona nuk po bëjnë përndjekjen e këtyre rasteve.
Kurse kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se në këtë qytet gjendja e sigurisë është duke u rritur dhe për këtë gjë më së miri e dëshmon edhe heqja e barrikadës në urën e Ibrit.