SHBA-të pritet të marrin nën kontroll kufirin turko-sirian

Turqia dhe SHBA po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një zone të ndalim-fluturimit në kufirin turko-sirian në mes të rajonit turk Kilis dhe qytetit sirian të Aleppo, njoftoi të mërkurën gazeta “Milliyet”.

Plani, vendimi përfundimtar për zbatimin e të cilit do të duhet të merret nga Presidentin amerikan, është i bazuar në vendosjen e një kontrolli të pjesshëm jashtë hapësirës ajrore siriane dhe nuk kërkon miratimin nga ana e OKB-së.
Zona e kontrollit në rajonet kufitare të Turqisë do të kontrollohet nga 2 sisteme të mbrojtjes kundërajrore “Patriot”, nga një sistemi i ri i mbrojtjes ajrore, i cili është planifikuar që të blihet, si dhe nga aeroplanët gjuajtës “F-16” të Forcave Ushtarake Ajrore turke.
Krijimi i një zone të ngjashme të ndalim-fluturimit është menduar edhe në kufirin e Sirisë me Jordaninë./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakVitia mbulon shpenzimet e varrimit për qytetarët e vet
Artikulli vijuesLetër kulturës e cila më rriti