Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka deklaruar se prioritet është hartimi i Projektligjit për pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës,në cilin parashihet mosha e pensionimit.
Ai në tryezën me temë “Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Perspektivat e Planifikimit të Integritetit”, ministri Hyseni tha se pret që në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm të miratohet ky projektligj, i cili parasheh moshën e pensionimit dhe nivelin e pagës me të cilën do të pensionohen Policët e Kosovës.
Në këtë tryezë të iniciuar nga Zvicrra, Qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).
Ministri Hyseni vlerësoi se Policia e Kosovës është një formacion jashtëzakonisht profesional, e trajnuar mirë dhe shumë bashkëkohore në aspekt të ndërveprimit operativ.Ai tha se nga këndvështrimi i burimeve njerëzore, kemi një ngecje të cilinbashkërisht me Kuvendin e Kosovës besoj se do e zgjidhim. Pasi një numër i policëve është plakur.
“Unë e kam vendosur si prioritet hartimin dhe kalimin e projektligjit për pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës. Projek tligji është gati. Po kështu kemi vendosur rreth pikave delikate që është mosha e pensionimit dhe niveli i pagës me të cilën do të pensionohen Policët e Kosovës, dhe presim që në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm do të miratohet ky projektligj”.
Ndërsa Ambasadorja e Zvicrres në Kosovë, Krystyna Marty Lang, tha se të ndërtosh një organizatë policore nuk është procedurë e lehtë. Policia e Kosovës është një organizatë e respektuar dhe e cila i përfaqëson ambiciet e Kosovës në respektim të diversiteteve të saj.
“Zyrtarët e policisë janë në vështirësi të ndryshme për të mbrojtur, shumë nga ta i plotësojnë standardet më të larta të integritetit, megjithatë sikur edhe në çdo forcë policore, kudo në botë ekzistojnë shkeljet dhe korrupsioni që janë pjesë e realitetit, sjellje të tilla kërcënojnë edhe drejtësinë, por edhe besimin e qytetarëve sepse këto organizata supozohet se duhet t’i mbrojnë a ta”, theksoi ambasadorja Lang.
Ambasadorja zvicerane theksoi se Kosova ka mekanizmat e duhura për të mundësuar punë të suksesshme për të luftuar korrupsionin dhe tha se këto diskutime do t’iu ndihmojnë të zhvilloni forma operative në mënyrë që Policia e Kosovës të ndihmohet në ngritjen e integritetit.
“Kjo tryezë do t’iu ndihmojë që të bëni planifikimet për integritetindhe kjo nënkupton krijimin e një kornize vendimmarrëse për të identifikuar dhe analizuar dhe adresuar gjithçka në polici në një adresim të veçantë”, tha ambasadorja Lang.
Në këtë tryezë folën edhe përfaqësues të DCAF-it, deputet të Kuvendit të Kosovës, zyrtarë institucional dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
You Might also Like
Si mendoni, sa xhami ka në botë?
Një kompani nga Xhideja, Saudi, në një raport të saj ka vlerësuar se në botë…
By
Redaksia
1 Min Read
Për dy ditë 16 tërmete e kanë dridhur Shkupin
Instituti për Inxhinieri Sizmologjike i Maqedonisë njofton se për dy ditë Shkupin e kanë dridhur…
By
Redaksia
1 Min Read
Thaçi: Jam kërcënuar nga lideri i DAESH
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka marrë kërcënime me vdekje…
By
Redaksia
1 Min Read
VIDEO – Mediat dikur dhe tani
Ka kaluar koha kur mediat kanmundur të manipulojnë me masën thotë Hoxha i nderuar Bekir…
By
Redaksia
0 Min Read
Francezi bënte foto anti-islame, ja si ia ktheu muslimanja
Francë: Isha ulur në Starbuks, ndërsa ky njeri para meje gjithë kohës bënte foto anti-islame…
By
Redaksia
0 Min Read
Kryqi në Butel u hoq nga rendi i ditës në Gjykatën Kushtetuese
Iniciativa për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së vendimit të komunës së Butelit për vendosjen e Kryqit,…
By
Redaksia
1 Min Read
