Kryqi në Butel u hoq nga rendi i ditës në Gjykatën Kushtetuese

Iniciativa për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së vendimit të komunës së Butelit për vendosjen e Kryqit, donacion i Kongresit Botëror Maqedonas, u hoq nga rendi i ditës në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese, njofton TV21.

Ashtu siç tha gjyqtari  Vladimir Stojanoski, ende po përgatitë raportin dhe kjo iniciativë do të vihet në agjendën e takimit të ardhshëm, kur Gjykata do të duhet të vendosë nëse do të veprojë në atë ose do ta refuzon.

Sipas propozuesit të iniciativës, kryetarit të Lëvizjes për reforma-PDSH,  Ziadin Sela vendimi për vendosjen e kryqit nga ana e komunës së Butelit është sjellë pa respektimin e të drejtës së Badenterit.

Artikulli paraprakSKANDAL: Serbia po ndërton një qytet serb në Kosovë pa leje të Prishtinës! (video)
Artikulli vijuesMëkatet e BDI-së do t’i ndëshkojë perëndia dhe votuesit e tradhtuar