DY SHQIPTARË TENTUAN TË DJEGIN NJË GJYKATË GREKE

0
216

Dy të rinj shqiptarë, banorë prej kohësh në Agrinio të Greqisë, janë arrestuar bujshëm sot nga policia greke, pasi akuzohen për tentativë të shkaktimit të masakrës para gjykatës vendore.

Dy emigrantët shqiptarë, 17 dhe 15 vjeç, bëhet e ditur se janë arrestuar në kushtet e flagrancës pasi u janë gjendur edhe disa bomba që janë sekuestruar si prova materiale, transmeton noa.

Mediat greke, duke cituar policinë lokale, thonë se shqiptarët ishin duke përgatitur një masakër përpara gjykatës së Agrinios në Aitoliko (Mesologji). Kurse shtojnë se shqiptarë të tjerë janë në kërkim nga policia.

Nga hetimi ka dalë se shqiptarët e përfshirë qëndronin në një cep të sheshit pranë gjykatës dhe kishin për qëllim që herë pas here të hidhnin gjithsej shtatë bomba molotov pranë institucionit të drejtësisë. Tentativat erdhën pasi të premten e kaluarpati ushtrim dhune mes banorëve dhe policisë me pasojë disa të plagosur.
Sot në mëngjes në gjykatë ishin duke u dërguar për vlerësim mase sigurie disa nga personat të cilët ishin përfshirë në ngjarjen e së premtes. Edhe sot në sheshin para gjykatës u mblodhën disa qindra vetë. Gjatë gjithë kohës që ishte situatë e nderë, dëgjoheshin
klithma dhe shpërthime bombash molotov kurse policia e mirarmatosur u përpoq të
merrte nën kontroll situatën, por ia doli vetëm pasi protestuesit u shpërndan.kohaislame