I Dërguari i Allahut (alejhi selam) për Telbinën: Qetëson zemrën dhe zbut pikëllimin

0
1355

Transmetohet nga Aisheja r.a. se ka thënë: “Hajeni atë (Talbinë) sepse kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s se ka thënë: “Talbina qetëson zemrën dhe zbut pikëllimin. (Buhariu).

Për një person është e nevojshme:

Një gotë e gjysmë ujë ose qumësht dhe dy ose tre lugë miell elbi integral.

Gjysmën e qumështit ose ujit e vendosim të zihet ndërsa me gjysmën tjetër e përziejmë miellin derisa të bëhet pa gunga. Kur qumështi të vloj, e fusim miellin e përziem me një nxehtësi të lehtë dhjetë minuta. Kur qulli të jetë gati e lyejmë me mjaltë dhe sipas dëshirës me arra, bajame, rrush, lajthi.

Përshtati: Islampress