Shqiptar, lexoje me vëmendje: Ja skenari që mund ta kualifikojë Serbinë

Mos mendoni se Shqipëria ka siguruar plotësisht kualifikimin dhe se Serbia mund të quhet e eliminuar. Në fakt, është një skenar i cili në rastin më të keq do ta dëmtonte ëndrrën sportive kombëtare.
Serbia praktikisht është pa gjasa. Ndeshja me Serbinë po afron, dhe Shqipëria është vetëm një hap larg kualifikimit dhe realizimit të ëndrrës – Euro 2016 në Francë.

Mirëpo, në rastin më të keq, ekziston një skenar tjetër që Serbia do ta kërkojë për kualifikimin në Kmapionatin Evropian.

Dhe këtë mundësi, për ta parandaluar e kanë vetëm shqiptarët dhe askush tjetër, me sjelljen e tyre në stadium.

Në rast të gjesteve jo sportive, goditjes së lojtarëve me mjete të forta, nëse tifozët hyjnë në fushë, apo secili reagim tjetër i dhunshëm, me dijeninë se Serbia ka një lob të fuqishem brenda në UEFA, Shqipëria shumë lehtë me këto gjeste mund të ELIMINOHET dhe të shuajë ëndrrën për kualifikim.

Me këtë rast do t’i jipnim rastin Serbisë që t’i regjistrohen tri pikë dhe që të kalojë në vendin e tretë, atë që dërgon në play off, duke e pasur edhe një ndeshje tjetër të fundit me Portugalinë, e cila vetëm se e ka siguruar kualifikimin dhe mposhtja e tyre do ishte më e lehtë për serbët, transmeton Telegrafi.

Kështu që kujdesi duhet të jetë maksimal për tifozët shqiptarë. Nuk bën asnjë rast që Tifozat Kuq e Zi të bijnë pre e provokimeve të tyre të mundshme.

Ata që provojnë të futen në fushë, ata që gjuajnë ndonjë gjësend në fushë, ata nuk janë shqiptarë dhe janë të shitur te Serbia dhe këta njerëz duhet t’i ndalojnë vet tifozët që ia duan të mirën Shqipërisë.

Janë vetë tifozët ata që duhet të kujdesen më shumë se policia e shtetit për këtë ndeshje. Në këtë mënyrë mbrojmë ëndrrën tonë të madhe, kualifikimin në Euro 2016.

Shpërndajeni këtë artikull sa më shumë, që të gjithë ata që do të jenë në stadium, të jenë vetdishëm çfarë përgjegjësie kanë mbi supe…

Artikulli paraprakMuslimanët në SHBA janë të integruar, por feja e tyre shihet me skepticizëm
Artikulli vijuesNë Gjykatën e Apelit në Shkup sot u dëgjuan ankesat e të dënuarve për rastin “Monstra”