I dyshuari për sulmin në Stokholm pranon fajin

Eriksson para ndërtesës së Gjykatës së qarkut në Stokholm deklaroi se uzbeku 39 vjeçar “pranoi veprën penale terrorizëm dhe pranoi të jetë në paraburgim”

Rakhmat Akilov, i dyshuari i cili javën e kaluar me kamion shtypi turmën e njerëzve në qendër të Stokholmit duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e 15 të tjerëve, ka pranuar fajin se ka kryer vepër penale terrorizëm, konfirmoi avokati i tij Johan Eriksson.

Eriksson para ndërtesës së Gjykatës së qarkut në Stokholm deklaroi se uzbeku 39 vjeçar “pranoi veprën penale terrorizëm dhe pranoi të jetë në paraburgim”.

Avokati e konfirmoi këtë në seancën në të cilën Gjykata duhet të vendos nëse i dyshuari duhet të qëndrojë në paraburgim.

Akilov, i cili të premten rrëmbeu një kampion dhe shtypi turmën e këmbësorëve para qendrës tregtare në Stokholm është identifikuar si uzbek të cilit më herët i është refuzuar kërkesa për azil.

Artikulli paraprakShkup, i punësuari në bankë vodhi 2 milionë franga dhe 270 mijë euro
Artikulli vijuesHaradinaj: Nuk po kërkoj unë spastrim etnik, por Beogradi