I ngulet shigjeta në fyt, por nuk vdes

I ngulet shigjeta në fyt, por mrekullisht shpëton pa pasoja. Kjo është aventura e hidhur, por që fatmirësisht u mbyll mirë, për babain e dy fëmijëve në Moskë.

Konstantine Myakush, 38 vjeç ishte bashkë me dy vajzat e tij në një park sportiv, në qendër të Moskës, kur papritur është goditur nga një shigjetë pak më shumë se gjysmë metri e gjatë.

Menjëherë pasi mori goditjen, Konstantine telefonoi bashkëshorten e tij për t’i treguar se cfarë kishte ndodhur. Kjo e fundit ka lajmëruar ambulancën dhe ai është shoqëruar menjëherë në një nga spitalet e Moskës. Ekipi mjekësor kreu disa grafi të plagës dhe thanë për mediat ruse, se nëse goditja do të kishte qenë 2 cm më lart ose më poshtë, do të kishte qenë fatale

Pas shumë grafive dhe pasi verifikuan që heqja e shigjetës nuk përbënte rrezik për jetën e 30-vjecarit, ekipi mjekësor, vendosi heqjen e saj. Gjithcka shkoi për mrekulli dhe Konstantine, babai i dy fëmijëve po rekuperohet me shpejtësi, duke patur vetëm pak probleme me artikulimin e fjalëve, problem që mjekët thonë se do të zhduket me kalimin e ditëve dhe mbylljen e plagës.

Artikulli paraprakMerkel – mesazhe Greqisë e Francës
Artikulli vijuesArmët e gjetura në operacionin "Monstër" nuk janë përdorur në Smilkovc