I SHQIPTOHEN 13 VITE BURG

Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë e shpalli Sylejman Hasanin fajtor për veprën penale të vrasjes dhe e dënoi me 13 vite burgim.

“Hasani akuzohej për vrasjen e Besir Sheremetit në gusht 1997 në Mitrovicë. Më pas, në vitin 1998, ai ishte gjykuar në mungesë nga ajo që atëherë njihej si Gjykata e Qarkut e Mitrovicës së Kosovës. Pas kërkesës së avokatit mbrojtës për mbrojtje të ligjshmërisë, Gjykata Supreme urdhëroi që lënda të rigjykohet”, thuhet në një komunikatë të EULEX-it.

Gjatë rigjykimit, i pandehuri e pranoi fajin, ndërsa trupi gjykues e pranoi deklarimin e tij për fajësinë. Trupi gjykues vlerësoi se fajësia e pranuar nga Hasani ishte vërtetuar me anë të dëshmive të dokumentuara dhe të deklaratave të dëshmitarëve.

Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror i qarkut i EULEX-it.kohaislame

Artikulli paraprakNegociatat sekrete Prishtinë-Beograd
Artikulli vijuesNesër e më 8 shtator testi i maturës