Ibrahim Gashi pasardhës i Mujë Rugovës?

Sipas burime të Indeksonline të afërta me bordin e ri të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi pritet të zgjidhet rektor i UP-së rreth orës 14:00.

Indeksonline ka mësuar se Ibrahim Gashi, në intervistimin që është mbajtur në ora 10:30, ai nga paneli intervistues është vlerësuar si më i duhuri për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës.
Ditë më parë Indeksonline kishte raportuar se ish-zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi, do të bëhet rektor i Universitetit të Prishtinës.
E sot pritet të zyrtarizohet kjo gjë. Ibrahim Gashi do të jetë pasardhës i Mujë Rugovës.
Në garë për këtë vend kanë konkurruar: Ibrahim Gashi, Berim Ramosaj, Naser Zabeli, Avdullah Zejnullahu dhe Isa Elezaj.
Nga lista për postin e rektorit janë eliminuar dy kandidatë: Valon Murtezaj dhe Fadil Maloku me arsyetimin se nuk e kanë pasur të kompletuar dokumentacionin që kërkohej me konkurs./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakRusët: Nikoliç ka pranuar humbjen e Kosovës
Artikulli vijuesTetë arsye për konsum të shalqirit