Ideatorët e “Express’it” kryevepër e shpëtimit të “Bizantit” dhe “Vatikanit”

Shkruan: Agim Vuniqi

Politika e re të pastrohet nga çdo gjë, madje edhe nga premisat e politikës së kaluar të dështimit dhe krimit, si dhe të gjitha armiqësitë luftarake të shndërrohen në miqësi. Është kjo që do të duhej të përmbahej jo vetëm politika zyrtare e Prishtinës por edhe mediat e shkruara dhe pamore. Por a ndodhë kështu në realitet, jo assesi, për vetë faktin se një kastë gazetarucësh pretendojnë që me shkuarravinat e tyre të rrënojnë Xhaminë e kaltër dhe ta rikthejnë Konstadinopojën, apo të rrënojnë Vatikanin dhe të rikthejnë Romën e Caligulës, gjë që nuk bëhet. Bota nuk funksionon kështu, as me paragjykime, as me urrejtje. Të gjitha ato shkatërrime të kulturave, por edhe të vlerave njerëzore, të ndërtimit të kampeve të përqëndrimit të rrethuar me tela me gjemba i bëri ideologjia nazi-fashiste e bekuar edhe nga Kisha, për të krijuar supernjeriun e pastër, biond me sy të kaltër, arianin. Por ç’ndodhi më vonë, u harruan armiqësitë dhe ato u shndërruan në miqësi me të tjerët, si me perëndimin, ashtu edhe me lindjen. Prandaj më duken jo vetëm të njëanshme por edhe të tepruara shkrimet e fundit për Shoqatën ndërkombëtare të bëmirësisë “Tika”, se a janë të porositura këto shkrime apo jo nuk di, por që janë vërshuese po se po, sepse ato po dalin nga shtrati i normalitetit dhe moralitetit, duke rrënuar miqësinë vëllezërore shqiptaro-shqiptare-turke që jetojnë në Turqi, një pjesë e tyre e mbetur që nga periudha e osmanlinjëve, por edhe tash së voni për shkak të gjenocidit serb, duke mos harruar asnjëherë se kjo u bë falë mirëkuptimit të qeverisë turke, që duhet përshëndetur. Aq shumë njerëz gjetën strehim gjatë luftës, shumë pacientë u shëruan në spitalet turke, u shkolluan, morën grada shkencore, por edhe u ushqyen… e kanë bërë këtë taksapaguesit turq, për këtë duhet falënderuar, dhe po shohim se ku janë ata sot, në nivel të detyrës duke mbrojtur me gjoksat e tyre përballë tanksave demokracinë autoktone turke. Çka u duhen kosovarëve, hasmëritë me të tjerët, të cilët kanë nevojë më shumë se askush për miqësi, duhet që edhe armiqësitë me malaziasit, me maqedonët, serbët, grekët…, të shndërrohen në miqësi. Kosova sa ka nevojë për perëndimin, ka nevojë për lindjen, jugun, veriun…. Sigurisht që dhemb çështja e diskriminimit medial ndaj shumicës muslimane, duke u përpjekur me i futë në zgjedhë për t’i lidhur me lakun e dyzginave, dhemb si nuk dhemb, sepse ata atë e bëjnë për përfitim, për asgjë tjetër. Në shkollën fillore “Elena Gjika” nuk bëhej fjalë për “bombë”, por për një akkion humanitar, prandaj nuk mund t’i kuptoj ideatorët e “Expressit” për një kryevepër filmike të shpëtimit të ”Bizantit”, ngase nuk kanë as më të voglin arsyetim për një gjë të tillë. Thjesht, pa romantizëm, pa ekzaltim, në formën e tillë është një road-movie urban që shpreh trishtinë e ndjenjave dhe të mishit njerëzor, kur ato ndrydhen nën peshën e paragjykimeve dhe “çensurës” morale./KosovaPost.net

Artikulli paraprakReagon TIKA në Prishtinë pas sulmeve nga mediat Islamofobe
Artikulli vijuesNë Danimarkë FETO humbi qindra studentë