Identifikohet personi që rrëmbeu avionin e kompanisë egjiptiane

Njoftohet se emri i personit që ka rrëmbyer avionin e pasagjerëve të kompanisë ajrore egjiptiane është Ibrahim Semaha, raporton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror i Egjiptit njoftoi se avioni i cili nisi fluturimin nga Aleksandria drejt Kajros është rrëmbyer nga Semaha duke bërë të ditur se të gjithë pasagjerët në avionin e zbritur në aeroportin Larnaka të Qipros Jugore janë liruar dhe se në avion kanë mbetur vetëm 4 persona shtetas të huaj dhe 7 persona të ekuipazhit.

Ndër të tjera Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil njofoi se në avion bashkë me ekuipazhin ndodheshin 81 persona.

Agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve MENA theksoi se presidenti i vendit Abdel Fattah el-Sisi ka zhvilluar një bisedë telefonike me liderin e Qipros Greke Nikos Anastasiadis.

Ndërsa kompania ajrore egjiptiane më parë në një deklaratë të saj në Twiter informoi se në avion nodheshin 5 pasagjerë të huaj.

Artikulli paraprakFEJA E POLITIKËS
Artikulli vijuesNë Rusi do të hapet banka e parë islame