Idomeni, aktivistët protestojnë kundër zhvendosjes së refugjatëve

Një grup prej dhjetëra aktivistësh që vepronin në Idomeni, u tubuan në afërsi të kampit të improvizuar të refugjatëve në Idomeni për të shprehur revoltën e tyre kundër zhvendosjes së refugjatëve nga ky kamp në kampet tjera të ndërtuara në veri të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktivistët thonë se zhvendosja e refugjatëve nga ky kamp në kampe tjera nuk është zgjidhje, por zgjidhja e vetme është hapja e kufijve, e cila do t’u mundësojë refugjatëve të vazhdojnë drejt vendeve evropiane.

“Kjo nuk është e drejtë. Ne nuk pajtohemi me politikat e Bashkimit Evropian. Ata transportojnë refugjatët diku, por nuk dihet se ku. Supozohet se do t’i dërgojnë në kampe ushtarake, por në të vërtetë në ato kampe nuk ka vend”, tha aktivistja Claudia Diaz.

“Shpresojmë se vendimi i autoriteteve greke dhe Bashkimit Evropian është një politikë strategjike, e cila do t’i zhvendos refugjatët në kampe të tjera pa i diskriminuar dhe në mënyrë paqësore”, tha aktivisti Ibrahim Husaim.

Aktivistët të cilët mbanin në duar pankarta të ndryshme ku shkruante “Liri”, “Evropa nuk kujdeset se ju vuani”, “Fundi i të drejtave të njeriut”… paralajmëruan se do të bllokojnë autostradën kryesore Evzoni-Selanik, pas së cilës forcat policore greke në mënyrë paqësore parandaluan një gjë të tillë.

Gjatë ditës së sotme autoritetet greke janë duke kryer operacionin për zhvendosjen e mijëra refugjatëve nga Idomeni.

Deri më tani janë larguar reth 20 autobusë me afër 1.600 refugjatë në kampet e ndërtuara në Selanik. Forca të mëdha policore, të cilët monitorojnë operacionin edhe me helikopter, nuk lejojnë praninë e gazetarëve vendas dhe të huaj në kamp.

Artikulli paraprakTjetër miting i Trump, sërish protesta degjeneron në dhunë
Artikulli vijuesIndustria e rëndë në Kosovë, e papërdorshme