Piloti i një helikopteri humbi kontrollin në qiejt e Londrës për shkak të mjegullës së madhe, duke u përplasur me një vinç dhe duke rënë më pas në afërsi të stacionit të metrosë së Vauxhal. Deri më tani raportohen dy të vdekur, piloti, i cili udhëtonte i vetëm në mjetin fluturues dhe një person tjetër, i cili ndodhej në zonën ku ra helikopteri. Ndërkohë dy mjete janë djegur tërësisht, ndërsa zona është evakuuar nga policia. Po ashtu pas përplasjes ra edhe vinçi. Sipas mediave ndërkombëtare mendohet se ky është vetëm një aksident dhe nuk ka lidhje me ndonjë atentat terrorist. Ngjarja e rëndë dhe e pazakontë për një nga kryeqytetet më të rëndësishme të botës ndodhi rreth orës 09.30 të mëngjesit të sotëm me orën tonë lokale. Dyqane, zyra dhe banesa në të gjithë zonën janë boshatisur për shkak të frikës së ndonjë shpërthimi të karburantit. Eshtë mbyllur përkohësisht edhe stacioni i metrosë në këtë zonë të Londrës./tch/kohaislame
You Might also Like
Arrestohet Ijad Kunejbi për shkak të një postimi në Facebook
Autoritet Jordaneze kanë arrestuar ligjëruesin Islam për nxitje të urrejtjes ndaj regjimit në Facebook dhe…
By
Redaksia
1 Min Read
Kuba e jep trollin për Xhaminë në Havanë
Një truall ka qenë i ndarë për të ndërtuar një xhami në Havanë të Kubës,…
By
Redaksia
3 Min Read
Pesë shtetet më paqësore në Shtetet e Bashkuara
Shtetet Paqësore janë një grup prej pesë shtetesh amerikane të vendosura përgjatë brigjeve të Oqeanit…
By
Redaksia
5 Min Read
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër reagon në lidhje me satirizimin e Profetit Muhamed
Deklarata e UISH dënon ashpër këtë akt të ulët të kësaj reviste, e cila duke…
By
Redaksia
3 Min Read
Mijëra myslimanë luten pranë Koloseut, si shenjë proteste për mbylljen e xhamive
Të gjithë myslimanët në Romë kanë lënë takim pranë Koloseut për t’i thënë JO mbylljes…
By
Redaksia
1 Min Read
Në qendër të Tel Avivit u hodh në erë një autobus
Shpërthimi ndodhi në një autobus urban në një nga rrugët kryesore të Tel Avivit. Sipas…
By
Redaksia
0 Min Read
