Idomeni, jeta e refugjatëve çdo ditë e më tepër bëhet më e vështirë

Menaxherja e komunikimit të Orgazniatës Mjekët Pa Kufij, Viki Markolefa në kampin e refugjatëve në rajonin Idomeni që ndodhet në afërsi të kufirit mes Greqisë dhe Maqedonisë ka theksuar se për shkak të kushteve të vështira jetësore situata shëndetësore e njerëzve po përkeqësohet çdo ditë e më tepër, raporton Anadolu Agency (AA).

Markolefa në vijim tha se për shkak të shirave refugjatët nuk kanë mundur të ndezin madje as zjarre për të tharë veshjet e tyre. Ajo tregoi se javën e kaluar në tendën e shërbimeve shëndetësore kanë marrë mjekim 2 mijë refugjatë.

Ajo në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se kampi është ndërtuar për të strehuar përkohësisht jo më shumë se 4 mijë persona. Ajo theksoi se numri aktual i refugjatëve ka arritur mbi 15 mijë dhe se për këtë arsye janë përkeqësuar kushtet e jetesës ku dhe ka probleme serioze për të ofruar shërbimet e ndryshme shëndetësore.

Lidhur me fëmijët, Markofela tha se “për shkak të udhëtimeve të gjata me anije dhe me problemet që kanë hasur gjatë rrugës për të mbërritur këtu dhe duke i shtuar edhe kushtet e këqija në kamp tek fëmijët janë vërejtur më së shumti probleme si temperaturë, probleme të frymëmarrjes, dhimbje të barkut dhe kollitje”.

Sipas saj, krahas këtyre tek fëmijët janë vërejtur edhe probleme psikologjike, traumatike dhe gjendje të depresionit për shkak të dyerve të mbylluar të mbajtura për fëmijët e ardhur këtu me shpresë.

Markofela ka vënë në dukje se më shumë se gjysma e refugjatëve në kampin në Idomeni janë gra dhe fëmijë dhe se në ditë mjekohen mbi 80 fëmijë. Ajo tha se në kamp ka dhe një numër të madh të grave të cilat janë shtatzëna.

“Përpiqemi që atyre t’u ofrojmë kushte më të mira dhe u japim përparësi për të gjitha nevojat që kanë. Tendat që janë më të mëdha dhe me ngrohje janë me përparësi për të sëmurët. Ne shkojmë pranë atyre për t’iu shërbyer” duke shtuar më tej se janë gjithmonë në ndjekje të situatave të grave shtatzëna por për shkak se ato ndodhen në kamp është e pamundur t’iu përgjigjen pa mangësi të gjitha nevojave të tyre.

Duke vënë në dukje se në tendat e Organizatës Mjekët pa Kufij mes të sëmurëve që vijnë më shpesh janë edhe personat me aftësi të kufizuara, Markofela ka tha se “Gjtihashtu edhe refugjatët të cilët kanë qenë viktima të luftës dhe kanë aftësi të kufizuara në të njëtën mënyrë janë persona që kanë përparësi nga të sëmurët tanë të tjerë”.

“Vazhdimisht përpiqemi të sigurojmë ilaçet, terapitë dhe nevojat e tjera të tyre. Përpiqemi të sigurojmë ilaçe nga qytete të tjera. Jemi të vetëdijshëm se situata e tyre është e rëndë por në këto kushte përpiqemi që të bëjmë më të mirën për to”, thotë Markofela.

Nga ana e tij refugjati sirian Murad tregon se që prej 21 ditësh ndodhet në kampin në Idomeni dhe se janë përballur me probleme të mëdha. Ai thotë se që prej 4 ditësh ka patur dhembje koke dhe të barkut ku për shkak të radhëve të gjata në tendat e shëndetësisë ende nuk ka marrë mjekim shëndetësor.

Ai më pas shton se në kamp ka mangësi të barnave dhe të mejekëve sirianë. “Në kamp ndodhen mbi 15 mijë persona, ndërsa numri i tendave shëndetësore është vetëm 3. Bashkëshortja ime është shtatzënë, kemi nevojë për barna dhe mjek. Ajo duhet të vizitohet një herë në muaj por që prej 5 ditësh jemi duke pritur dhe ende nuk na ka ardhur radha”, tha refugjati sirian Murad.

Për shkak të reshjeve të shiut, mungesës së ushqimeve dhe të shërbimeve mjekësore, si dhe problemeve të strehimeve dhe rritjes së numrit të refugjatëve mbi 15 mijë shkakton përkeqësimin e situatës. Kufiri i Maqedonisë që prej 11 ditësh është i mbyllur dhe nuk lejohet kalimi i asnjë refugjati.

Gjithashtu ka refugjatë të cilët drejtohen nga kampi i Idomenit drejt kampeve të tjera por edhe nga ato që vijnë nga kampe të tjera në Idomeni me shpresën për të kaluar në Evropë.

Artikulli paraprakKakavije, kapet 5 kg heroinë, dështon trafiku ndërkombëtar i drogës
Artikulli vijuesDy receta shtëpie për të kuruar infeksionet urinare