Projekti turk i shekullit bëhet shembull në botë

Sipas artikullit të gazetës “Star”, është arritur në fund të ‘projektit të shekullit’, i cili do të plotësojë nevojat për ujë të Republikës Turke të Qipros së Veriut për 50 vitet e ardhshme.

Linja, që do të furnizojë Qipron turke me ujin që do të marrë nga Mersini në Turqi nëpërmjet sistemit me tuba të varura dhe që kalojnë nën ujë, ujësjellësi i parë i këtij lloji në botë, do të inaugurohet sot me një ceremoni ku do të marrin pjesëPresidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu).

Duke qenë i pari i këtij lloji në botë, projekti është bërë shembull edhe për vende të tjera të botës.

Për shembull në Australi kanë nisur punimet për të realizuar një projekt të ngjashëm. (TRT)

Artikulli paraprakGruaja erdhi për të protestuar kundër Islamit, u largua me një përqafim dhe me një Kur’an
Artikulli vijuesVIDEO – Studiuesi Amerikan për njeriun më me sukses në historinë e njerëzimit