Iftaret (turke) ,Euro 2016 dhe patriotet !!!
Nga Guri i shp(l)um
Shkruan :Alban Hysa
…Rastisi qe sivjet Ramazani (muaji i bekuar )të jetë në të njejtën kohë me ngjarjen e madhe sportive EURO 2016 , mire boll ,shyretllik i madh , por ajo që të bje në sy,është se në jetën virtuale të (“zhvilluar në rrjetet sociale si një ndeshje Gladiatorësh pa trofe mes masave qe jane Patriot ,Atyre më pak patriot dhe “tradhëtarëve”-por që ende nuk dihet se cila është masa për ta peshuar pariotizmin edhe pse ka nje tendence qe tek ne si mase te patriotizmit te jete çiftelia e që ndoshta në të ardhmën do të mjaftojë si kriter i kanarit edhe nxjerrja e gjokseve jashtë “n’ledina” nga bukuria shqiptare dhe aty sipër një shqiponjë e vogël, që “pamëshirshëm” ka folenë aty e nuk lakmon fare e tatuar n’atë hapsirë, mirëpo tanimë zhveshja konsiderohet moral ,jemi mësuar besa, )(!!!)…
…e gjitha kjo është se ne si shoqëri vuajmë fundamentalisht nga të qenurit i asaj që në fakt nuk jemi !!!
Të paragjykosh tjetrin është njëlloj si ta gënjesh veten, paragjykimi social vjen nga Ego e miopësisë individuale dhe mungesës së arsyes,ku i shtyen turmat për në konflikt të idelogjive ,por harrojmë që, secili njeri ka të drejtën e tij të patjetërsueshme të besojë ,të posedojë të drejtën e fjalës së lire ,ndërgjegjës dhe opinionit e që mbrohen me Konventat Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (shyqyr qe kete konvente nuk e kane bërë Muslimanet ),se edhe kete patriotet e fb tybe nuk e kishin përfill hiq ..😉 …
Patriotizmi është vlerë Kombëtare ,mirëpo respekti dhe dashuria per tjetrin jane vlerë Njerzore ,ti duke e mbrojt me fanatizem nje ideal tendin brenda llojit tend, pak a shume e sitgamtizon tjetrin pse nuk mendon si ti ,dhe kjo bjen ne kundershtim me ty ose me ata qe te perkrahin ty sepse ti ke luftuar qe mendimi ndryshe te jete baze e nje perfaqesimi demokratik te individit ne nje shoqeri dhe vlere njerzore,…
Nganjehere tek ne me shume shfaqet patriotizmi i rrejshem ,bile bile ,kur je prane kompjuterit dhe kur lexon komente te stilit kung-fu alla Brus Li ,te doket vetja shkavell kundrejt ketyre ‘atdhetareve’ e qe si per qudi shumica e tyre jane qe kane nje te kaluar te kendshme me flirtin e sistemit Titist ,por qe brenda Nates u bene Nacionalista !!! I kuptoj ata qe tere jeten e tyre u syrgjynosen nga sistemi komunist vetem pse kerkonin te drejtat e popullit te tyre qe tentojne ta ruajne embrionin e pastert shqiptar të vetdijes dhe veprimit Kombëtar ,por sot te kesh frige nga nje rrezik (neo)otoman per ne vendin tone ,eshte sikur te kesh frige se Babadimrit do ti ‘cofin’ kaprojtë ne Naten e Viti te Ri …
Ne demokraci respektohet edhe shumica edhe pakica ,tash nese nje ‘pakice’ sipas juve edhe pse vellezer te gjakut por edhe te fese ,shkon ne nje iftar te shtruar nga Turqit ,a do te thote se ata jane me pak patriot se ju , a i ben ata nje ngrenje e iftarit ma pak Shqiptare?
Po pse nuk po i permendni birrat Efes qe perpara i pinim ,nga ishin ato te prodhuara, bile kur pinim si shume shpesh thonim se qjefi ma i madh se Stambolli e pse nuk thonim qejfi ma i madh se New York-u ,A NA KA BA AJO FJALE NEVE PRO TURQ ??? , po Pall Malli si cigare ? …po pushimet verore qe shumicen e fotove e keni(kemi) nga Antalya e qe pa pritese i postojme ne fb pse nuk po ju pengojne ,po spitalet qe po i shfrytezojme te gjitha lidhjet per te shkuar per sherim atje ne Turki pse s’po i permendni ,po ju ka mbet syri vetem te iftaret,tane diten flet kunder Turkit e kur paten ardhe turqelite me i ba synet pa pare femijet hygjym i pari mu shkru n’listë ,eh…..parja pune e madhe a
… e pse nuk i permendim produktet serbe qe i hajme perdite e qe jane 70 % qe e mbulojne tregun Kosovar ,por produktet e Grekeve qe perdite çirren duke kenduar kenge kunder shqiptareve(mbyte mbyte shqiptarin dhe me zorret e tij beje rrugen) ,tuj marre me turkun disi jemi ba inert e te plogesht ndaj serbeve ,bile kemi harru Uren e Ibrit ,Zajdenicen dhe Demarkacionin ,hyni ne fb dhe shihni se sa flitet per keto ,aspak ,ende gishtat na shkojne per Turki ???!!!
Na lini te jetojme ne kohen e globalizmit,diversitetit dhe dinamikes sociale dhe mos e merrni si krenari se nese shani turqine apo popullin turk jeni me kombetarë e ma patriot se ne,me Turqine e kemi perfundu muhabetin me 1912 ,ne demokraci patrioizmi tregohet me vepër dhe jo me tastature , shijojeni EURO 2016 dhe Kombetaren tone te mrekullueshme ,mospajtime duhet te kete sepse keshtu rritet e zhvillohet politikisht dhe demokratikisht nje shoqeri ,ama inate dhe linqime asesi,vetem se te tjeret nuk mendojne si ju ,sepse emrin shqiptar nuk ia vume ne vetes e as ju ,por Zoti e zgjodhi ate per te gjithe NE …’Konflikti i gjenerateve gjithmone ka qene ,por me e rendesishme se kjo eshte mirekuptimi mes tyre !
Secili nga ne e dijme se sa qojmë “randë” andaj lehtësoni e mos vështirësoni …dhe flisni fjale te mira ,sepse ato jane terapia me e mire karshi tjereve dhe ilaqi me i mire per ta mposhtur semundjen e Egos …
p.s ” merruni me shkrimin ,jo me mua ” …😉