Poposki për “Figaro”:Kufiri i Maqedonisë për refugjatët do të ngel i mbyllur

Në një intervistë për gazetën franceze “Figaro”, ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki theksoi se Maqedonia i plotëson kushtet për anëtarësim në NATO dhe në BE.

Sipas tij, zgjidhja e krizës së refugjatëve bëhet përmes evakuimit të kampit të improvizuar të refugjatëve në Idomeni.

Evakuimi i kampit të improvizuar të refugjatëve në Idomeni për Poposki është zgjidhja më e mirë. Ky vendim sipas tij, do të lejoje uljen e shtrëngimit midis Maqedonisë me Athinën dhe rrjedhën e refugjatëve ilegal.

Në pyetjen nëse në mesin e tyre ka edhe refugjat, shefi i diplomacisë maqedonase u përgjigj se Greqia është ajo e cila duhet që të shoh se cilët janë refugjat e cilët migrant,transmeton tetovasot. Për ne, të gjithë që me dhunë do ta kalojnë kufirin janë ilegal”, theksoi Poposki.

Në pyetjen nëse kufiri do të ngel i mbyllur, Poposki është kategorik:”Po, ne jemi duke e zbatuar vendimin e Këshillit të Evropës”.

Artikulli paraprakPDK e prish koalicionin me AAK-në në Obiliq
Artikulli vijuesSkandal në Greqi, prifti abuzon seksualisht me të miturit shqiptarë me lejen e së ëmës…