IMAM EBU HANIFE ( NU’MAN IBNI THABIT)
I njohur si IMAMI I MADH I FIKHUT.
I njohur me nofkën El Imam El E’adham, rahimehull-llah. (80H-150H)/(699-767)
Shkolla e Kufës: Ardhja e sahabiut Abdull-llah ibën Mes’udit [radijall-llahu anhu] në qytetin e Kufës në vitin 17H në kohën kur halife ishte ‘Umer ibën El Hattabi [radijall-llahu anhu] konsiderohet fillim i shkollës juridike e njohur si Medresetu Kufe (shkolla e Kufës) apo Medresetur-Re’j (shkolla e mendimit).
Nga kjo shkollë të cilën e “formoi” Ibën Mes’udi [radijall-llahu anhu] dolën shumë nxënës të dalluar që më vonë do të bëhen dijetarë të fikhut të njohur në botën Islame.
Abidetu ibën El Kajs [rahimehull-llah], Alkame ibën El Kajs En-Neha’ij [rahimehull-llah], Shurejh El Kindij [rahimehull-llah] janë vetëm disa shembuj të gjeneratës që mësoi para mesuesit i cili mësimet i morri prej të Dërguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-leme].
Ata që nuk patën fatin të mësojnë para Ibën Mes’udit [radijall-llahu anhu] ishin nxënës e këtyre Imamëve të cilit me plotë emanet bartën porositë dhe mësimet e sahabiut të njohur dhe njekohësisht edhe porositë dhe mësimet e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-leme].
Nxënës më i dalluar i kësaj gjenerate ishte Ibrahim En-Neha’iju [rahimehull-llah] i njohur si fekihu i Irakut tek i cili mësoi mësuesi i Imam Ebu Hanifës Hammad ibën Sulejmani All-llahu i mëshiroftë të gjithë.
Kështu prej Ibën Mes’udit [radijall-llahu anhu] deri tek nxënësit e Imam Ebu Hanifes, Ebu Jusufi [rahimehull-llah], Muhammedi [rahimehull-llah] dhe Zuferi [rahimehull-llah] formohet thelbi i asaj që në botën e fikhut është e njohur si Medreseja e Kufës.
EMRI I PLOTË:
Quhet Ebu Hanife En-Nu’man ibën Thabit El Farisij meula Beni Tha’lebete El Kufij
LINDJA DHE FËMIJËRIA E IMAM EBU HANIFËS:
Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] lindi në qytetin e Kufës në vitin 80H (699 sipas kalendarit Gregorian) në qytetin i cili në atë kohë konsiderohej qendër i diturisë. Ishte qytet përplot vende ku mësohej fikhu, hadithi, leximi i Kur’anit, gjuha dhe shkencat tjera. Qytet xhamitë e të cilit ishin përplot dijetarë dhe Imamë. Në këtë qytet Imam Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] kaloi fëmijërinë e tij, kohën e mësimit dhe kohën kur u bë Imam i njohur. Pasiqë mësoi Kur’anin vazhdoi mësimet në tubimet e diturisë edhe pse nuk kishte kohë për shkak të obligimeve tregtare. Kur Amir Esh-Sha’biu [rahimehull-llah] vërejti aftësitë e tij mendore e këshilloi që jetën t’ia përushton diturisë gjë të cilën Imam Ebu Hanifeja e pranoi.
Mësoi hadithin, gjuhën dhe edebin dhe më vonë iu përkushtua apologjetikës (Ilmul kelam) të cilën e përvetësoi aq mirë dhe e shfrytëzoi për t’i hedhur poshtë pretendimet e disa njerëzve që sulmonin Islamin.
Kohën më të gjatë në kërkimin e diturisë e kaloi në tubimin e Hammad ibën Sulejmanit [rahimehull-llah] në praninë e të cilit mësoi 18 vjet.
DISA NGA MËSUESIT E TIJ:
Në udhetimet e tij të shpeshta për në Haxhxh (numri i të cileve sipas disa burimeve arrinë deri 54) është takuar me shumë dijetarë dhe imamë prej të cilëve mësoi dhe përfitoi. Sipas disa historianëve numri i mësuesve të Ebu Hanifës [rahimehull-llah] arrinë 4000 mësues:
Sipas disa dijetarëve është takuar edhe me disa prej sahabeve por kjo nuk d.m.th se ka qenë prej tabi’inëve sepse është takuar me të në kohën kur akoma ka qenë fëmi dhe nuk ka pasur mundësi që të përfiton prej tyre. Këtë e përforcon edhe fakti se më vonë i është përkushtuar diturisë pasiqë në fazën fillëstare të jetës preokupm kryesor i tij ka qenë tregtia.
Prej tabi’inëve është takuar me:
Amir Esh-Sha’biun [rahimehull-llah] (vdiq 103H), me Ikrimen [rahimehull-llah] shërbëtorin e Ibën Abbasit [radijall-llahu anhu], me Nafiun [rahimehull-llah] shërbëtorine Ibën ‘Umerit [radijall-llahu anhu] me Zejnul Abidinin [rahimehull-llah].
Mësues më i njohur i tij ka qenë Hammad ibën Sulejmani [rahimehull-llah]
KRYESIA E HALLKËS SË FIKHUT:
Pas vdekjes së shejhut të tij Hammad ibën Sulejmanit në moshën 40 vjeçare zëvendësoi Hammadin në postin kryetar i hallkës së fikhut në të cilën tuboheshin ata që kërkonin dituri të fikhut.
& Euml;hstë e njohur metoda e tij e paraqitjës së ndonjë çështjes dhe kërkimi i mendimeve të nxënësve të tij dhe argumentet e tyre dhe përfundimisht ai analizonte mendimet e paraqitura dhe jepte mendimin e vet të cilin e konsideronte si mendim më i saktë në bazë të argumenteve.
Imam Ebu Hanifeja kujdesej për nxënësit e tij dhe shpenzonte prej pasurisë së tij. Nxënësi i tij Ebu Jusufi ishte nën përkujdesjen e tij pasiqë kuptoi se përfitimi për jetën e largonte prej mësimit.
Thotë Ebu Jusufi: Është kujdesur për mua dhe për familjën time 20 vjet.
BAZAT E MEDH-HEBIT TË TIJ:
Bazat e medh-hebit e tij i ka përmbledhur ai me këto fjalë: Unë marrë prej Librit të All-llahut nëse në të e gjej çështjen që e kërkoi, nëse nuk e gjej atëherë e kërkoi në Sunnetit e të Dërguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-leme], nëse e këtu se gjej atëherë shikoi prej fjalëve të shokëve të Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-leme] dhe zgjedhi prej tyre. Pas tyre (d.m.th. nëse në asnjë prej tyre nuk gjej asgjë) nuk shikoj në fjalët e Ibrahimit (En-Neha’iut), Sha’biut , Hasanit (El Basri) e as në fjalët e Ibën Sirinit dhe Ibën El Musejjibit por japë mendimin tim siç e kan dhënë ata mendimin e tyre.
Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] për dallim prej tjerëve nuk mjaftohet me kuptimin e thjeshtë të nususeve (teksteve të Kur’anit dhe sunnetit) por kërkon edhe kuptime të tjera që mun të kuptohen nga teksti.
Analogjia dhe përdorimi i logjikës në pika të gjëra nuk janë veçori të medh-hebit të tij për shkak të refuzimit të haditheve por për shkak të kushteve të vështira që i vendoi për pranimin e hadithit sepse Kufa ka qenë e njohur si vend ku fabrikohen hadithet ashtu siç farkoheshin monedhat e dirhemit.
Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] ka qenë i njohur si imam i cili i pari filloi të japë fetva për gjërat që akoma nuk kishin ndodhur por që supozohet se do të ndodhin thuhet se kishte shenuar afro 60000 fetva për çështje të llojit të tillë.
NXËNËSIT E TIJ:
• Ebu Jusufi, Jakub ibën Ibrahim Kadiu [rahimehull-llah] ishte i pari që shkroi libër të mëdh-hebit Hanefij. Prej librave që i shkroi të ruajtuar janë “El Athar” dhe “Kitabul ihtilaf bejne Ebi Hanifete ve Ibën Ebi Lejla”
• Muhammed ibën El Hasen Esh-Shejbani [rahimehull-llah] të cilit i takon nderi të quhet përpiluesi i medh-hebit edhe pse një kohë të shkurtë mësoi tek Imam Ebu Hanifeja [rahimehull-llah]. Ai gjithashtu mësoi tek Sufjani [rahimehull-llah], Euzaiu [rahimehull-llah] udhëtoi në Medine ku u takua me Imam Malikun [rahimehull-llah] nga i cili përfitoi gjithashtu.
DISA FJALË TË IMAMËVE PËR IMAM EBU HANIFEN [RAHIMEHULL-LLAH]:
• Imam Shafi’iu [rahimehull-llah] ka thënë: Ne gjithë jemi pauses të Imam Ebu Hanifës në lëminë e fikhut
• Sufjan Et-Theuriu [rahimehull-llah] ka thënë: Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] ka qenë më i dituri në botë në lëminë e fikhut në kohën e tij.
• Të njejtën fjalë e kanë thënë edhe Ibën Mubareku [rahimehull-llah].
• Fudajl ibën Ijadi [rahimehull-llah] ka thënë: Ebu Hanifeja [rahimehull-llah] ishte njeri i njohur me fikh dhe i njeri i përmbajtur nga gjërat e dyshimta ÇáæÑÚ…
Durimtar në kërkimin dhe përhapjen e diturisë, dallohej me heshtje përpos kur fillonte biseda për hallalin dhe haramin, në mënyrë të bukur prezantonte të vërtetën…
Nuk e pranonte pasurinë e Sulltanit (halifës)
• Thotë Dhehebiu [rahimehull-llah]: I pari i gjeneratës së tij në lëminë e fikhut dhe zberthimin e meseleve…
Ishte prej bujarëve, i dalluar me ibadet, namaz të natës, lexim të Kur’anit All-llahu qoftë i kënaqur me të…
• Thotë Ibën Kethiri [rahimehull-llah]: Imam Ebu Hanifeja, Fekihu i Irakut, prej personalitetëve më të dalluar të botës dhe një prej Imamëve të Islamit…
• Thotë Ibën Imadi [rahimehull-llah]: Ishte prej të mençurve, bashkoi fikhun dhe ibadetin, bujarinë dhe të përmbajturit nga gjërat e dyshimta ÇáæÑÚ, nuk i pranonte dhuratat e shtetit….
VDEKJA E TIJ:
Me 11 Xhumadel Ula të vitit 150H (14 qërshor 767G) ndërroi jetë Imam Ebu Hanifeja pasiqë mbushi botën me dituri. All-llahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjërë. Amin.