Imamët kinez detyrohen të kërcejnë në Xijang

Edhe një çudi për lirinë e shprehjes së besimit në Kinë. Në provincën Xijang autoritet kineze kanë detyruar imamët të kërcejnë vallëzimin e asaj province dhe të betohen për vdekje që nuk do tu mësojnë fëmijëve besimin Islam.
Imamët po ashtu ishin të detyruar tu mësojnë fëmijëve se lutjet janë të dëmshme për shpirtin e tyre.
Një ndër detyrimet tjera ishte edhe që imamët të thonë: “se gjithë të mirat vijnë nga Partia Komuniste Kineze e jo nga Allahu”.
 
Krejt kjo ndodhi në emër të cilivilizimit duke mbledhur të gjithë imamët në sheshin kryesor,  duke i detyruar të kërcejnë dhe të shprehin slogane përkrahëse ndaj shtetit.
Sloganet kishin për qëllim poshtërimin e fesë dhe ngritjen e lavdërimin e shtetit si më e mira gjë në botë dhe e vetmja formë e paqes.
Edhe gratë besimtare i detyruan tu thonë fëmijëve fjalë të këqija mbi religjionin dhe të mos i lejojnë kurrë të dëgjojnë diçka me përmbajtje fetare.
Myslimanët Ujgarë janë folës të Turqishtes dhe janë minoritet me 8 milion banorë në Xijang.
 
Kjo është shenjë edhe një herë që komunizmi është forma ma bizare e udhëheqjes shtetërore duke bërë presion nga më të ndryshimet tek religjionet dhe bërjes së një vije të mendimit./KOHAISLAME
 
Artikulli paraprakEbu Bekër Al-Bagdadi është i plagosur rëndë
Artikulli vijuesEfekti i përshëndetjes me respekt