Hoxhë Bekir Halimi
Përgjigje atyreve që kanë vërejtje për përdorimin e fjales lavdi në ilahijen e Adem Ramadanit LAVDI f. sh.
1. vet. nj. Emër e nderim i madh që fiton dikush me veprat e tij të shquara dhe që njihet nga të gjithë; fjalët që thuhen për të ngritur lart një vepër heroike, një ngjarje historike, emrin e një njeriu të
shquar etj.
Në rrugën e lavdisë. I mbuluar me lavdi. Fitoi lavdi. Ia rriti lavdinë.
2. Vepër e lartë, vepër me rëndësi të veçantë historike, vepër e lavdishme.
Lavditë e së kaluarës.
3. përd. pasth. Përdoret si thirrje për të shprehur mirënjohje e nderim të thellë dhe urime të zjarrta.
Lavdi popullit tonë heroik! Lavdi të përjetshme dëshmorëve!
Ky kuptim i kësaj fjale tregon ska asnjë vërejtje fetare përdorimi i kësaj fjale në kontekstin që ka përdorë Adem Ramadani në ilahijen për Mulla Jakup Hasipin, rahimehullah.