Imami i Xhamisë Isa Beu në Shkup sot mbajti një Hutbe të fuqishme mbi vrasjen (si mëkati i parë në tokë) ku mes tjerash këshilloi prindërit që të ken kujdes me fëmijët e tyre:
“O ju baballarë, mos lejoni që fëmijët t’uaj të mbajnë armë, mos lejoni që fëmijët t’uaj të mbajnë thika, nëse nuk ndëgjojnë denonconi në polici, le të qëndrojnë aty një muaj apo një vit, më mirë me duart t’ua ta dërgosh në burg sesa me duart t’ua ta dërgosh në varr”.
Kujtojmë se në Shkup javën e kaluar ndodhi një rast tragjik ku në një zënkë mes adoloshentëve humbi jetën Leart Ademi (19 vjeçarë).