Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në deklarimin për median ka folur për hetimin fizik në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Jua përmenda edhe sot zotërinjve të nderuar të këtij komisioni. Duhet të ngrihet një nënkomision me tre apo katër njerëz të besueshëm të grupeve parlamentare që të betohen për sekretin së pari, dhe kur të dalin nga ai komision, të dalin me një deklaratë të përbashkët dhe të mos informojnë as kryetarët e partive se çfarë kanë parë, as gratë e tyre, por të thonë ka apo nuk ka përgjime. Unë jam i interesuar në këtë moment më tepër se kushdo tjetër për këtë lloj kontrolli”, tha Imami, raporton gazeta “Shqip”.
Ai hodhi poshtë se përgjimet janë bërë edhe ndaj diplomatëve.
“Dua të nënvizoj që provokimi që janë përgjuar edhe diplomatë nuk shkon. Nuk jemi në kohën e Traktatit të Varshavës që të përgjohen diplomatët e vendeve të Perëndimit. Kjo është një çështje e së shkuarës, por edhe kjo tullumbace e dytë shumë shpejt do të plasë. Në këtë kontekst, presioni që ushtrohet nuk është i mirë as për shërbimin, as për reputacionin e SHIU-t. Po them edhe njëherë, për çfarëdolloj gjëje, që është e lidhur me këtë fushë, duhet të ngrihet një komision dhe ky komision të shohë gjithçka, madje më tepër sesa shikon ministri vetë. Unë kur kam shkuar dhe kam bërë takimin e parë në SHIU, një oficer i ri më tha: ‘Z. ministër, qëndro aty…’ Kjo është mënyra sesi punohet. As ministri nuk i di të gjitha. Ky komision le t’i dijë të gjitha, le të dijë më shumë se ministri, por të jetë një komision i ngritur me ligj”, tha Imami./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
U realizua raundi i nëntëmbëdhjetë nga projekti “Gostivari për refugjatët sirian”
Dje u realizua raundi i nëntëmbëdhjetë nga projekti i quajtur si “Gostivari me refugjatët sirian”,…
By
1 Min Read
DASH: Korrupsioni problemi kryesor në Shqipëri
Problemet më të mëdha në Shqipëri janë korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e…
By
3 Min Read
Halimi: Të trajtohemi si serbët në Kosovë
Çështjet e shqiptarëve që jetojnë në Serbi dhe serbëve që jetojnë në Kosovë, e sidomos…
By
5 Min Read
Kosova dhe Maqedonia, kalim kufiri vetëm me letërnjoftim
Pas trajtimit të çështjeve teknike, banorët e Kosovës dhe Maqedonisë do të mund të udhëtojnë…
By
1 Min Read
Europa në 2040 me mbi 710 milion mysliman
Organizata e Kombeve të Bashkuar, ka konstatuar se në Evropë në vitin 2040 do të…
By
4 Min Read
Peshkopi maqedonas: Shqiponjat dhe kryqet vendosen për të nisur marrëzitë
Peshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase, Pimen, ka tërhequr vërejtjen se shqiponjat dhe kryqet po vendosen…
By
1 Min Read
