Kosova dhe Maqedonia, kalim kufiri vetëm me letërnjoftim

Pas trajtimit të çështjeve teknike, banorët e Kosovës dhe Maqedonisë do të mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime, ka thënë ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi në Shkup

Ai ka thënë se ka mundësi që këto procedura teknike do të mund të marrin kohë deri në 6 muaj.

“Në gjashtë mujorin e parë pritet të hyjë në fuqi. Është vullneti i të dy shteteve për lëvizjenn e lirë, por janë disa procedura teknike që duhet kaluar. Besoj që 6 mujorin e ardhshëm vetëm do të udhëtojmë me letërnjoftime”, ka thënë Thaçi gjatë konferencës së përbashkët me homologun maqedonass, Nikolla Poposki.

Artikulli paraprakMinistri i Brendshëm i Gjermanisë bën thirrje për mos pjesëmarrje në protestat e PEGIDA-s
Artikulli vijuesRast i rrallë, nënë e bir diplomohen në një ditë