Imami shqiptar dhe roli i tij në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe fetare

Prof. Dr. Qani Nesimi
(Mufti i Tetovës)

”Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atëmënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për tëudhëzuarit”. (Nahl, 125)

“Pa shkollim fetar nuk ka fe të mirëfilltë. Xhahili (injoranti) është argat i robërisë dhe i xhehnemit (ferrit)”.“Të hapim mejtepin për djem e vajza t’u japim dije fëmijëve, që ta plotësojnë detyrën e prindit dhe të myslimanit” (Molla Idris Gjilani)

Në prag të shek. XXI, shekull ky i cili trashëgoi krahas të mirave edhe të gjithasëmundjet, peripecitë, deformimet morale, shkatërrimin e asaj që quhet moral shoqëror, desakralizimin e qenies njerëzore dhe të natyrës, muslimani në përgjithësi, e imami në veçanti ballafaqohet me sfida të llojeve të ndryshme, të cilat duhet t’i tejkalojë me anë të rolit dhe të misionit që ka në shoqëri. Në këtë botë të modernizuar, të globalizuar dhe me këto tipare që i përmendëm më lartë, imami ka një pozitë sa të qartë aq edhe të paqartë. E qartë sepse në esencë dihet ç’është misioni dhe ideali i tij. E paqartë sepse shumë njerëz me pa të drejtë mendojnë se kjo është një punë pasive dhe e fosilizuar. Prandaj unë në këtë shkrim modest do të ndalem në rolin e fesë në përgjithësi, për atë se ç’është dhe ç’kuptim ka fjala imam, për rolin e tij në shoqëri dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet ai në jetën e tij të përditshme.

Njeriu i kohës e sodit është i shqetësuar me krizën për vlerat e përgjithshme si e mira, e bukura, fisnikja, etikja, e vlefshmja etj., që ecin bashkë me materializimin epërgjithshëm të botës në të cilën jetojmë. Në vitet tridhjeta të shekullit të kaluar Guenon shkruan veprënKriza e botës bashkëkohore1, ku në mënyrë kritike diskuton për krizën e shkencës, filozofisë, drejtësisë dhe të politikës moderne.

Në çka duket kriza e fesë dhe e fetarsisë në botën moderne? Ajo shihet në premisat e njëjta të reduktimit, gjegjësisht të ndarjes së fesë dhe të parimeve të fetarsisë ngapërkushtimi Hyjnores. Aty fillon edhe kriza moderne fetare dhe e fetarsisë. Thënë me fjalë të tjera, ajo shihet, para së gjithash, në ndarjen dhe në kundërshtimin e hyjnoresdhe profanes, gjegjësisht në rrënimin e tërësisë së fenomenit fetar. Procesi i relativizimit të përmbajtjes fetare në tërësi nuk ka filluar me gjithëpërfshirshmërinë e racionalizimit të shoqërisë moderne, sikur që ka menduar Max Ëeber, i cili diskuton për shekullarizimin kur flet për mahnitësinë e botës2, e bashkë me të edhe humbjen graduale të ndikimit të fesë dhe fetarsisë në shoqëri.

Të kuptuarit e fesë si çështje private e individit në fund do të rezultojë në forma të nduarnduarta të fetarsisë të paartikuluar, difuz (i shpërndarë) dhe subjektiv tëperiudhës postmoderne. Por, shkurtimisht mund të themi se si duket në këtë “reduktim të dyfishtë”, bazohet çdo mendim i shekullarizuar për irelevancën e fesë në shoqëri.

Shikuar nga ky prizëm imami luan një rol shumë me relevancë në ngritjen e vetëdijes fetare dhe të fetarsisë. Kështu që, fjalaImametimologjikisht do të thotë: prijës, lider, udhëheqës, kurse historikisht ka disa kuptime edhe atë: lider apo udhëheqës në Islam, në një shtet, sikur që ishin kalifët pas Muhamedit a.s. Ai është titull i dhënëdijetarëve islamë me renome dhe autoritet në shkencë.3 Nëse do ta shprehnim mefjalorin e sotëm shkencor, fjala imam do të thotë profesor, akademik, hulumtues etj.Gjithashtu, me fjalën imam kuptojmë edhe një të autorizuar për faljen e namazit mexhemat në xhami, në mesxhit apo në ndonjë vend tjetër të caktuar. Në fillim njëinstitucion i këtij lloji të imamllëkut që sot ekziston, nuk ka ekzistuar. Detyrën e imamit e ka kryer njeriu më kompetent që ka qenë prezent në moment kur është falur namazi. Ndërkaq paralelisht me ndryshimet socio-kulturore që kanë ndodhur në shoqëri është parë e udhës që të ketë njeri të caktuar për kryerjen e kësaj detyre. Unë në këtë diskutim do të përqëndrohem pikërisht në këtë kuptim të fjalës imam.

Njëra prej detyrave dhe obligimeve kryesore të imamit është që ai maksimalisht të përkujdeset për arsimimin e xhematit të vet-popullin ku ai jeton, pa marrë parasysh se cilës shtresë të shoqërisë i takon ai xhemat-apo ajo shoqëri, pasi që xhematin e përbëjnë

pleq, të rinj dhe të moshës mesatare. Gjithashtu shoqërinë e përbëjnë edhe shumë të arsimuar edhe pak të arsimuar. Kurse imami e ka për obligim që të gjithëve t’ua mësojë besimin dhe fenë Islame. Këtë mësim imami e bën me shpjegim apo me shkrim, ose e bën me leximin e ndonjë libri apo duke porositur leximin e ndonjë libri që ka të bëjë me çështjen në fjalë, hiç nuk është me rëndësi. Po, me peshë në këtë rast është rezultati i fituar. Ky është një obligim që lind detyrimisht nga misioni që ka marrë imami. Pra përveç që si fetar ai edhe si imam obligohet t’i zbatojë rregullat e fesë, dhe si rregull e parë në këtë rast është ajeti i parë i shpallur nga ana e All-Allahut Fuqiplotë:

“Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).I cili krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (Alak, 1-5).

Përveç ajetit të lartpërmendur ka edhe të tjerë ajete, hadithe dhe mendime dijetarësh që shprehin vlerën e arsimit. Këtu mund të kujtojmë fjalët e disa dijetareve si Molla Idris Gjilani, i cili është një ndër veprimtarët e Lëvizjes Ilegale për përhapjen e diturisë shqip, që shprehet kështu: “Pa shkollim fetar nuk ka fe të mirëfilltë. Xhahili (injoranti) është argat i robërisë dhe i xhehnemit (ferrit)”.“Të hapim mejtepin për djem e vajza t’u japim dije fëmijëve, që ta plotësojnë detyrën e prindit dhe të myslimanit”.
Duhet përmendur edhe intelektualët dhe patriotët e tjerë të shquar si Hafiz Ibrahim Dalliu, i cili ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin dhe në rritjen e nivelit fetar dhe kombëtar në vend, dhe i cili poashtu thotë: “Injoranca nuk zhduket me top, topi zhduk vetëm njerëzit”. Poashtu në mesin e tyre janë edhe Vehbi Dibra, Hasan Tahsini, Hafiz Ali Korca, Rexhep Vokë-Tetova. Ky i fundit thotë:

“O burra! O bijë, mirë ta dini që feja e dija
janë dy fletë për njerëzinë nga Perëndija…
Njeriu fe e dije kur të ketë
atëherë ka gjallëri të vërtetë.
Një njeri që nuk ka fe e dije
sado që e sheh të gjallë, të vdekur dije…“

Ky rol shumë i rëndësishëm i imamit për arsimimin e xhematit/popullit nuk është një rol që i takon vetëm kësaj kohe, por ai është një rol që trashëgohet edhe nga historia jonë e shkëlqyer, ku pejgamberët e Zotit, dijetarët etj., kanë qenë ata të cilët kanë luajtur rolin kryesor në këtë drejtim. Duke u nisur nga Ademi, njeriu dhe pejgamberi i parë, për të cilin Zoti i Gjithëfuqishëm në Kur’an thotë:

“E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ata ua prezantoi engjëjve dhe u tha: ‘Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)? (engjëjt thanë: Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i gjithëdijshëm, i urti!” (Bakare, 31), e deri te Muhamedi a.s., i cili në xhaminë e parë të ndërtuar në Medine ndërtoi edhe suffa-në, që ishte një qendër arsimi dhe studimi.

Imami sot kontributin e tij në këtë drejtim e realizon me anë të ligjëratave në xhami dhe në vende tjera, me anë të kontaktit të shpeshtë me njerëzit, me anë tëprogrameve të ndryshme në TV, Ëeb dhe në radio, me anë të mektebeve të ndërtuarapranë xhamive, të cilat shërbejnë më tepër për edukimin dhe arsimimin e gjeneratës më të re. Gjithashtu ai kontribuon edhe me anë të shkrimeve të tij nëpër gazeta dhe nëpër revista të ndryshme, edhe pse aktiviteti i imamit tonë në këtë drejtim është shumë i dobët.

Aktiviteti i imamit në aspektin arsimor nuk është një aktivitet vetëm teorik, por ai sa është teorik aq është edhe praktik. Pra fetarisht ajo që mësohet nuk mësohet për të thënë se unë di, por për ta praktikuar, gjegjësisht për të qenë një arsim i tillë efektiv ai duhet të zë vendin e duhur në jetën e përditshme të njeriut. Imami në realizimin praktik të këtij arsimi luan një rol kyç. Zoti i Madh në Kur’an thotë: “Me të vërtetë All-llahu nuk e ndërron gjendjen e një populli, para se ai të ndërroj veten e tij” (Rrad, 11). Këtu në këtë ajet përmenden dy gjëra me rëndësi: e para, përmendet fjalama bi enfusikum, që do të thotë pa mos ndryshuar nefsi (uni) nuk ndryshon shoqëria, pasi kjo e fundit përbëhet prej disa njerëzve, gjegjësisht prej disa nefseve-unëve. dhe fjala e dytë, ma bi kaumin, që do të thotë, se shoqëria ndryshon kur të ndryshojnë njerëzit, pasi shoqëria është një grup njerëzish. Duke pasur parasysh këtë, imami rol kyç e ka të kontribuojë nëpërmirësimin dhe zhvillimin e nefsit-unit të njerëzve, gjegjësisht të individit. Nëse

ndryshon uni-vetëdija e disa njerëzve, atëherë arrihet edhe ndryshimi i unit shoqërorë, vetëdijes shoqërore/kolektive. Kështu që, imami një gjë të tillë nuk e bën vetëm teorikisht por edhe praktikisht, pra atë që do të kërkojë ta realizojnë të tjerët, duhet ta realizojë edhe ai vetë. Kështu, arrihet edhe te ngritja e vetëdijes fetare dhe kombëtare te njerëzit.
Imami rolin e tij në procesin e arsimit dhe në praktikimin e tij, nuk duhet ta zhvesh nga ajo që është afrim i njerëzve, gjegjësisht nga ajo që quhet respekt reciprok në shoqëri. Tek imami vjen çdo njeri, çdo individ, dhe shpalos çështjet edhe më sekrete. Kështu që nga imami kërkohet që të gjykojë për rastin që diskutohet. Prandaj roli i imamit në afrimin e njerëzve dhe në mënjanimin e çdo mundësie për mosmarrëveshje dhe për përçarje, është shumë i rëndësishëm, e sidomos kur është fjala te urdhrat e Zotit xh.sh.:
“…më i miri nga ju është ai që është më afër Zotit…..” (Huxhurat, 13)
“…ndihmohuni në të mirë dhe në takvallëk….” (Maide, 2)

Imami shihet si një i “shenjtë” nga i cili mund të kërkohet vetëm e mira, epëlqyeshmja, e assesi ajo që është në dëm të njeriut apo shoqërisë. Për këtë roli i imamit në afrimin dhe në pajtimin e njerëzve është shumë i madh. Për pajtimin dhe afirmimin e njerëzve Molla Idriz Gjilani shprehet si më poshtë:

“O Zot! Urrejtjen nga zemra e njerëzve e shndërro në dashuri. Të pafeve u dhuro besim. Syve të verbër u falë dritë…”, “Të ndihmojmë njëri tjetrin me fjalë, me penë, me porosi, të duhemi si vëllezër”, “Jemi përgjegjës për varret e prindërve tanë para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmë të heqim dorë prej tyre, t’i lëmë të shkreta t’ilavrojnë derrat e naselenikëve (kolonistëve) sllavë. Jo vetëm në Turqi, por as edhe nëShqipëri nuk bën të shkojmë. Zoti me Kur’an na ka bërë përgjegjës për vatanin dhe përkombin…!”
Gjithashtu imami, kur është fjala për pajtimin mes njerëzve, obligohet që tëkontribuojë edhe në përforcimin e tolerancës ndëretnike dhe ndërreligjioze. Dhe në asnjë mënyrë të veprojë të kundërtën. Pasi toleranca, mirëkuptimi, afrimi dhe pajtimi mes njerëzve për Zotin janë çështje me rëndësi dhe me vlerë të veçantë. Fjalët “Në fe nuk ka dhunë” (Bekare, 256), “Ju keni fenë tuaj, e unë kam fenë time” (Kafirunë, 6),

“Tëgjithë besimtarët janë vëllezër” (Huxhurat, 10) etj., tregojnë botëkuptimin kuranor përtolerancën dhe mirëkuptimin. Ndërsa kur është fjala për besimtarët shqiptarë kemishprehjet e intelektualëve shqiptarë, si Vehbi Dibra:

“Sikurse e dini zotëria juej, popullsia e Shtetit tonë përmbahet prej tre elementesh d.m.th. Mysliman, Katolik dhe Ortodoks, po në pikëpamje të Kombësisë në mest kemi një vëllaznie të plotë e të patundshme, e nuk mund të thohet e të kuptohet asnji send qi e tund atë vllaznie të plotë. Çashtja e fesë asht nji çashtje e posaçme e sjecilli asht i lirë për me e sigurue forcimin e fesë së vet. Ky organizim i fesë sonë asht vendosun qysh në Kongres të Dibrës. Fatzezë, po luftat ballkanike etj. e ndaluen këtë qellim.

Kur i kemi parasysh këto thënie me vlerë të veçantë, atëherë duhet të kuptojmë se imami, në veçanti, kurse çdo besimtar në përgjithësi, është i obliguar të veproj dhe tëkontribuoj në këtë drejtim dhe assesi të veproj të kundërtën si që është rasti mebesimtarët katolikë dhe ortodoksë, të cilët kanë bërë keqpërdorimin e gjendjes sëmjerueshme të shqiptarëve të feve tjera, e sidomos të atyre që janë muslimanë. Për këtë Koço Danaj, analisti i njohur për periudhën e pasviteve ’90-ta, shprehet kështu: “…shqiptarët janë një popull ku shumica është muslimane. Dhe pas këtij “zbulimi”, flitet për kulturën, traditat, lashtësinë. Ky shovinizëm fetar që ushtrohet mbi shqiptarët e quan normale dhe civilizuese ndërrimin e fesë nga musliman në të krishterë, që ndodhin sot në Shqipëri (dhe në Kosovë-shënim i Q.N.), për arsye ekonomike, për të gjetur dhe siguruar një punë në Greqi, që të mbajnë gjallë me bukë familjen. Por kjo është barbarizëm dhe jo civilizim. Të përdorësh kërcënimin e urisë si mjet për të ndryshuar fenë apo emrin, është përsëri më tepër se shovinizëm, ështëinkuizicionizëm.”
Urdhër fetar është që njeriu të largohet nga çdo dukuri e dëmshme për individin,familjen apo shoqërinë. Zoti i Gjithëfuqishëm urdhëron me Kur’an që njeriu të largohet nga alkooli (vera, bira, droga), vjedhja, rena, mashtrimi, amoraliteti etj.:

“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta…”. (Maide, 90-91)

 

Kështu që imami, pasi që vetë të jetë i larguar nga këto dukuri ai do të angazhohet që këto fenomene t’i shkul nga shoqëria nëse këto ekzistojnë, dhe në vend të tyre të mbjellë atë që është e dobishme: nderin, drejtësinë, sinqeritetin etj.

Sfida e parë me të cilën ballafaqohet imami është sfida e profesionalizmit, gjegjësisht ballafaqimi me vetveten. Pasi kemi parasysh se imamët e sotëm, apo pjesadërmuese e tyre, vjen nga vende të ndryshme të botës, gjegjësisht pasi i ka kryer studimet teologjike në një vend krejt tjetër nga ku ai do të shërbejë si imam, ai me kthimin në vendlindje ballafaqohet së pari me vetveten e tij. Pra, këtu është fjala për atë se sa imami është i përgatitur ta kryej misionin/punën që i obligohet: si falë, si ligjëron, si vishet, si komunikon me njerëzit etj. Si ai do ta luaj rolin e bartjes së fesë apo do të bartë me vete mentalitete te fraksioneve të ndryshme të cilat i kanë sjellë dëm si muslimanëve të atjeshëm, ashtu edhe muslimanëve kudo në botë, krejt kjo varet prej mënyrës së manifestimit të misionit si imam.
Imami për të qenë i suksesshëm në punën e tij, ai duhet të ketë kujdes në shumëaspekte të jetës. Pikë së pari, ai duhet që, punën e tij ta bëjë me dëshirë, me vullnet e jo me imponim. Pastaj më me rëndësi është komunikimi dhe ligjërimi. Imami duhet gjuhën në të cilën komunikon dhe ligjëron ta njoh mirë dhe t’i njoh rregullatpedagogjike të komunikimit dhe të ligjërimit. Njerëzve t’u lë përshtypje për ritakime dhe për rikomunikime. Kjo shumë varet prej organeve kompetente me rastin epunësimit të një imami (nga mutevelliu e deri te myftinia). Gjatë ligjërimit të jetë më iqartë, i shkurt dhe tërhjekës.
Një sfidë tjetër që imami duhet ta ketë parasysh është struktura e xhematit, e cilapërbëhet duke u nisur nga fëmijët e moshës 6 dhe 7 vjeçare e deri te pleqtë më të lodhur, në mesin e të cilëve profesionalisht ka njerëz të kalibrave të ndryshëm. Prandaj imami duhet të mundohet të jetë i kapshëm për të gjithë, por duke mos ikur nga parimet esenciale. Kjo është një çështje shumë e vështirë, por imami duhet ta tejkalojë, nëse dëshiron të jetë i suksesshëm në detyrën e tij. Në xhematë ndikim të madh kanë edhe partitë e ndryshme, por imami duhet të ketë parasysh që të mos bie nën ndikimin e asnjë partie, pasi, pastaj bëhet imam vetëm i një partie, gjegjësisht i një grupi të xhematit.

Xhemati pasi është i kalibrave të ndryshëm ai edhe me imamin komunikon në formadhe stile të ndryshme. Kurse imami nuk duhet të bie në nivele që nuk i takojnë, porse duhet ta mbajë pozitën standarde të kulturës së tij. Në të shumtën e rasteve problemet e xhematit nuk përkojnë me kërkesat e kohës. Ndërkaq imami është i obliguar që kërkesat e xhematit t’i shndërroj në kërkesa të kohës, ose të paktën xhematin ta përshtat për kërkesat e kohës. Kjo është e vështirë për përmirësimin e xhematit aktual, por është erealizueshme për xhematin që është i moshës së re dhe e ndjek kohën. Edhe të arriturat teknologjike janë një sfidë në vete që imami duhet t’i ketë parasysh: kompjuteri, interneti, mediat elektronike dhe të shkruara. Një sfidë tjetër me rëndësi është paraqitja e botëkuptimeve të grupacioneve të ndryshme, të cilat krijojnë përçarje në xhematë. Imami në rastin konkret me ligjëratat dhe me fetvatë që do t’i jap duhet të ketë parasysh interesin fetar dhe kombëtar e jo interesin frakcional. Kështu që duhet të jetë i vëmendshëm në dhënien e fetvave dhe në marrjen e vendimeve për çështjet diskutabile. Një problem serioz që për imamin është një sfidë disi për momentin e patejkalueshmeështë çështja e financimit, apo më mirë thënë rroga e tij. Ai është direkt i varur prejxhematit. Kështu që imami duke përdorur mjeshtrinë e tij duhet ti shërbejë xhematit, të jetë i lidhur me institucionin fetar dhe kështu ta kryej misionin e tij me sukses.

Hapësira vepruese më e rëndësishme nëpërmjet së cilës Bashkësitë Islame nëtrojet shqiptare, gjegjësisht Bashkësia Fetare Islame në R. e Maqedonisë e realizon misionin e saj themelor dhe obligimin e saj kushtetues për edukimin dhe për arsimimin e ithtarëve të saj, është hapësira vepruese e imamit. Prandaj BFIM është e obliguar dhe përgjegjëse që imamit t’i ndihmojë në kapërcimin e këtyre sfidave, pasi imami individualisht është i pamundshëm të jetë i suksesshëm në punën e tij. Kështu që institucioni i lartpërmendur i ndihmon imamit edhe atë në: momentin e punësimit të tij, realizimin e misionit, përgatitjen e ligjëratave të përshtatshme për kohën, financimin e tij. Pra, nëse dëshirojmë jetë fetare të fortë, atëherë neve na duhet bashkësi islame efortë, a nëse dëshirojmë bashkësi islame të fortë, na duhet autoritet i fortë i imamëve, eajo bëhet me ndihmesën reciproke që do të jepet në tejkalimin e sfidave tëlartpërmendura. Prandaj imami duhet të kontribuon ta forcojë pozicionin e tij, duke eforcuar bindjen se është pjesë e institucionit si dhe kësaj ti ndihmojë me kontributet konkrete si zeqati, fitri, kurbani etj.

Prandaj sa për fund do të kisha thënë se ne si institucion fetar, sfidave të kohës upërgjigjemi si një institucion tejet serioz dhe rigoroz, me bindjen se kemi opsione të reja dhe me dëshirën për t’i kërkuar ata që kanë më tepër mundësi vëprimi në këtë drejtim.

Prandaj, është e një rëndësie të veçantë që shteti dhe të gjitha institucionet qeveritare dhe joqeveritare, secila në formën e vet, të kontribuojë sinqerisht dhe realisht e në mënyrë kontinuitative në këtë drejtim. Pra të mundësojë që njerëzit, kulturat, fetë etj., të pranojnë njëra tjetrën sinqerisht dhe realisht. Institucionet këtë mund ta bëjnëvetëm duke u dhënë institucioneve fetare mundësi më të mëdha që ata ta njohin njëra tjetrën më mirë dhe më për së afërmi, dhe në fund të shpëtojnë nga vetizolimi, i cili sjell vetëm mundësi urrejtje-mbjellëse.
Për këtë, çdo imam, çdo udhëheqës duhet patur parasysh edhe atë me sa vijon:

1-Vetëdijësimin e kuadrit dhe të popullatës për një përgjegjësi maksimale ndaj kombit dhe fesë.

2-Mbjelljen e ndjenjës për rëndësinë e fesë në riparimin e marrëdhënievendërnjerëzore, dialogut, tolerancës etj.

3-Dhënie rëndësi njohjes së historisë, kulturës, fesë së vet, po edhe të historisë,kulturës e fesë së tjetrit, me të cilën jepet mundësia e njohjes reciproke mes njëri tjetrit. Sa më tepër njohje aq edhe më tepër respekt reciprok.

4-Kontribuim në forcimin e institucioneve, gjegjësisht BFIM, nëse dëshirojmë të kemi një komb dhe një shoqëri të shëndoshë, në këtë nënqiell ku jemi duke jetuar.

(myftiatetove.com)

Artikulli paraprak“Ne jemi një popull, që na ka krenuar Allahu me Islam..!”
Artikulli vijuesRaporti: forcat ruse kanë vrarë brenda një viti më shumë civilë se ISIS-i