Qendra Islame Amerikane, pikë e re takimi për muslimanët

Qendra Fetare Amerikane e cila brenda saj përfshin edhe xhaminë më të madhe në SHBA dhe e cila do të inaugurohet zyrtarisht nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan më 2 prill, që nga tani ajo ka nisur të ndodhet në situatën e një qendre dhe të një pike takimi për të gjithë muslimanët në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra Fetare Amerikane që ndodhet në Maryland në një distancë prej gjysmë ore nga kryeqyteti Washington i SHBA-së do të hapet me një ceremoni ditën e nesërme nga presidenti Erdoğan.

Yaşar Çolak, kryetari i Qendrës Fetare Amerikane për të cilën kanë përfunduar përgatitjet e hapjes në lidhje me kompleksin ka dhënë informacione për gazetarin e AA-së.

Çolak ka shpjeguar se historia e kësaj qendre daton që në vitin 1992 dhe u shpreh se në ato vite Kryesia e Çështjeve Fetare (Diyanet) bleu një territor prej 60 dynymë ku u ndërtua një faltore për turqit që jetonin përreth. Ndërsa në vitin 2009 kanë nisur punimet për planet dhe projektimet të cilat përfunduar ndërtimin në një kohë të shkurtër dhe se dy vite më parë ky kompleks është vendosur pjesërisht në shërbim.

Ai duke vënë në dukje se Qendra Fetare Amerikane i shërben muslimanëve në rajon u shpreh se: “Jemi shumë të emocionuar nga hapja, sepse ëndrra jonë u bë realitet. Do të hapim një kompleks i cili do të jetë burim i krenarisë për komunitetit musliman”.

Pasi ka theksuar se ky do të jetë një ambient i hapur për të gjithë Çolak u shpreh se në Qendrën Fetare Amerikane ashtu si në traditën Osmane ndodhet një xhami në mesin e saj dhe institucionet dhe ndërtesat përreth të cilat në kanë transferuar traditën Osmane që njihet si “kulije”. Çolak ndër të tjera duke shpjeguar se në qendër të kulijes ndodhet një xhami me dy minare e cila reflekton arkitekturën klasike Osmane të shek.16-të gjithashtu ka dhënë informacione edhe për ndërtesat e tjera.

Gjithashtu Çolak ka shtuar se brenda kompleksit zhvillohen shumë programe të tjera si për xhematin ashtu edhe të rinjtë.

Ai duke vënë në dukje se Presidenti Erdoğan ka dhënë një mbështetje të madhe që nga fillimi i projektit, ka theksuar se me në hapjen më 2 prill do të zhvillojnë një organizim të madh.

Artikulli paraprakKardavi: Vrasja e njerëzve të pafajshëm akt terrorist
Artikulli vijuesTubimi dhe shumëzimi i Kur’anit