Imazhi i "Nënë Terezës" si humaniste është një mit thotë një studim i ri

Një studim i ri nga akademikët kanadeze thotë se Nënë Tereza ishte një produkt i stermadhuar e cila strehoi te varfërit dhe të sëmurët në kushte të dobeta, pavarësisht qasjes së saj ndaj pasurise.

The Times of India, per raportimin në esenë e diskutueshme, shkruante se autorët pohojne se Nënë Tereza e pa bukurinë në vuajtje të te shtypurit dhe ishte me shumë e gatshme për t’u lutur për ta se te ofrojë kujdesin mjekësor praktik. Ndërkohë, studiuesit thonë se, Vatikani ishte angazhuar në një dredhi per te hedhur mënjanë shqetësimet në lidhje me marrëdhëniet e saj të dyshimta financiare dhe kontaktet e sajane periudhën pesë-vjeçare duke pritur për të shenjtëruar atë.

Një nga studiuesit, Serge Larivee i Universitetit të departamentit të edukimit psikologjik te Montrealit i tha nje websajti të shkollës, “Duke pasur parasysh menaxhimin dorështrënguar tee punëve të Nënë Terezës, mund të shtrohet pyetja, ku kan shkuar miliona dollarë për të varferit e skajshem?”

Studimi pohon se murgesha e famshme deri ne vdekjen e saj kishte 517 misione në 100 vende te botes, por që shumica e pacientëve nuk kishin pasur kujdes të mirë dhe shumë prej tyre u lanë për të vdekur, sipas faqes se internetit të universitetit. Përveç kësaj, Vatikani është thënë se ka injoruar pohimet e një mjeku, kur ai arriti në përfundimin se mrekullia e Nënë Tereze kishte shëruar një grua që kishte tuberkuloz dhe një cist ovariane.

Hulumtuesit Carole Senechal i Universitetit të Otavës dhe Larivee dhe Geneviève Shenard nga Universiteti i Montrealit erdhen në perfundim duke ekzaminuar 96 për qind të hulumtuara ne veprat të botuara rreth Terezës, sipas faqes se Internetit. Gjetjet e tyre do te botohen në gjuhen frënge ne studimet per fe dhe shkence.

Disa nga referencat e tyre përfshijne revista mjekësore dhe gazetarin britanik Christopher Hitchens, e cila e quajti Nënë Terezen një “mashtruese”.

Hulumtuesit e tjerë kanë kritikuar përpjekjet e Nënë Terezës në të kaluarën. Biografia e Nënë Tereza: shkruar nga Meg Greene dhe botuar në vitin 2004, tregon një artikull nga revista mjekësore Lancet që përvijoi neglizhencen dhe mungesën e nje ekspertize në një objekt të Kalkutës themeluar nga Nënë Tereza.

Faqja e internetit per Çmimin Nobel për Paqe, te cilin Nënë Tereza e fitoi në vitin 1979, merr një pamje shumë më pozitive të veprave të saj. Duke i thurr lavde punes se saj te hershme në lagjet e varfëra të Kalkutës duke ngritur atribute me sigurimin e “ndihmës efektive për shtresen e varferise se skajshme në një numër të vendeve.” Në të vërtetë, letra nga U e M pranon se një prej trashëgimive të saj është brezi i humanitetit e frymëzuar nga ajo./Huffingtongpost/kohaislame.com


Në shqip: Naim Berisha

Artikulli paraprak7 bimët që shërojnë pagjumësinë
Artikulli vijuesBanka Islamike… dhe Fondi Saudit… të gatshme për të mbështetur Kosovën